E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi me armë zjarri një person, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar i shpallur në kërkim prej dy muajsh pasi kishte kanosur me armë zjarri një person.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë informative, për vendndodhjen e autorit të dyshuar të kanosjes me armë zjarri, të shtetasit B. H., kryer për motive të dobëta, rreth mesnatës së datës 16.10.2025, në rrugë, në fshatin Fllakë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, finalizuan operacionin “Autorësia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar i rastit, shtetasi G. G., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 01.11.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›