Kanosi një grua me armë, pranga 68 – vjeçares
Xhevrie Sherif Kozi, 68 – vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë u arrestuar në flagrancë të dielën. Arrestimi i saj u krye sepse ndaj saj është depozituar një kallëzim penal nga një shtetase e cila ka deklaruar se është kanosur me armë të ftohtë thikë dhe armë zjarri, në banesën e saj nga e sipër cituara.
Nga kontrolli fizik të ushtruar në Komisariat shtetases Xhevrie Kozi, ju gjet e fshehur në trup një armë pistoletë tip “Zastava”, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prodhimit dhe të mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të ftohta”.