Kanoste gjimnazistin për t’i marrë para, pranga policit

Në Korçë, një punonjës policie përfundoi në pranga pasi akuzohet për vjedhje me dhunë dhe shtrëngim për dhënie pasurie.
Operacioni i koduar “Banesa” përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasve Endri Toroveci 32 vjeç banues në lagjen nr 3 Korçë, i punësuar si punonjës policie pranë Institutit të Ekzekutimeve të Dënimeve Penale (punonjës burgu), G.K 15-vjeç banues në lagjen nr 6 Korçë, si dhe Marjus Shkëmbi 19-vjeç banues në fshatin Dishnicë. Ata akuzohen për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurisë” dhe veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.
Policia lokale sqaroi se tre shtetasit për një periudhë të gjatë kohe në bashkëpunim me njeri-tjetrin në mënyrë sistematike për gjatë një viti kanë kanosur e kërcënuar me armë të ftohtë (thikë), duke i kërkuar sasi të ndryshme lekësh dhe sende te tjera (varëse floriri) shtetasit me iniciale V.K 16-vjeç, banues në fshatin Polenë, aktualisht nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës.
Gjatë arrestimit te këtyre autorëve u janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale 2000 mijë lekë të reja, të cilat ja kanë marrë të dëmtuarit, një armë e ftohtë si dhe një autoveturë në pronësi të shtetasit Endri Toroveci. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Start/
2011-11-22 09:05