E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, merret peng një shtetas për një karroetrec

Policia lokale sqaroi se drejtuesi i një karroatreci, me iniciale K. Th, ka deklaruar se katër persona të panjohur e kanë marrë në telefon u duke i deklaruar se kishin probleme me automjetin e tyre, ndaj kanë kërkuar transportim me anë të karroatrecit. 

Pasi i është përgjigjur thirrjes për të bërë rimorkimin e mjetit, ka shkuar në fshatin Novosel ku ka gjetur një automjet tip FIAT “Punto” me targa të huaja të parkuar në anë të rrugës nga i cili kanë dalë 4 persona të panjohur prej tij duke detyruar të hipi makinën tip FIAT Punto për të udhëtuar në drejtim në Durrësit ku në në vendin e quajtur “Plepat” në Durrës,  4 personat e kanë braktisur duke i marrë karoatrecin. 

Nga puna e bërë nga Komisariati i Policisë Vlorë  është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e shtetasit Louis Muhamet Llozhi, 27-vjeç, banues në qytetin e Burrelit. Nga veprimet hetimore ka rezultuar shtetasi Louis Llozhi i ka shitur shtetasit Alban Elham Gjoleka, 29-vjeç, banues në lagjen “ O.Haxhiu” Vlorë, pronar  i  shoqërisë O.A.L sh.p.k, karoatrecin me targa AA 655 AJ, ku ky i fundit nuk i ka paguar një diferencë  lekësh nga çmimi i shitjes së karoatrecit.

Nga shtetasi Louis Lloshi është bërë dorëzimi vullnetar i mjetit tip karoatrec në ambientet e Komisariatit. Nga Komisariati i Policisë Vlorë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Louis Lozhi për veprën penale “Vetëgjyqësi”. /Start/

                                                                                             2011-11-21 11:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›