E Diel, 1 Nëntor 2026

Kansasi miraton ligjin që ndalon kodet islamike

Guvernatori i Kansasit, Sem Braunbek, ka nënshkruar ligjin që ndalon gjykatat shtetërore apo agjencitë që të përdorin kodet islamike apo të huaja në vendimet e tyre.

Kritikët thonë se masa ka në shënjestër Ligjin e Sheriatit që është kod ligjor islamik. Megjithatë, kjo masë nuk përmend në mënyrë specifike ligjin në fjalë, por thotë se gjykatat e tjera nuk mund të bazojnë vendimet e tyre në ndonjë ligj të huaj apo sistem ligjor që nuk ofron të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, me seli në Uashington, ka thënë se po shqyrton veprime ligjore kundër ligjit të ri në Kansas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›