Nikolliç takohet sot me Putinin

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, do të takojë sot në Moskë presidentin rus, Vladimir Putin.
Nikolliçi do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Rusia e Bashkuar, udhëheqës i së cilës është Putini.
Takimi i sotëm thuhet të ketë karakter joformal.
Nikolliç ka mundur presidentin e deritashëm të Serbisë, Boris Tadiç, në balotazhin e 20 majit.