E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen: Kush s'e pelqen rezultatin te mos kercenoje me demonstrata

Ambasada e SHBA ne Tirane, zbardhi dje intervisten e plote te z. Tom Kantrimen, Zevendes Ndihmes Sekretar, Byroja e Ceshtjeve Europiane dhe Euroaziatike dhene te merkuren ne Uashington, DC per radion Zeri i Amerikes. Permbledhje e kesaj interviste u publikua nje dite me pare. Ne kete interviste qe e gjeni te plote me poshte, z. Kantrimen ndalet gjate ne procesin zgjedhor ne Shqiperi. Duke folur ne emer te SHBA-ve, z.Kantrimen thote se "politikisht ne presim nga te dyja palet qe te shmangin berjen e kercenimeve per demonstrata apo dhune ne qofte se ata nuk pelqejne rezultatin". Kurse thekson se "ne presim qe secili prej tyre te thote politikisht se ata do te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor". Duke dhene pergezimet gjithe popullit shqiptar "per ate qe une mendoj se ishte nje demonstrim i vertete i shpirtit demokratik", z.Kantrimen kerkon nga ana tjeter qe politikanet shqiptare "te tregojne bashkepunim me te madh dhe angazhim me te madh per proceset demokratike te te gjitha niveleve, qofte ne qytetin me te vogel te Shqiperise, ne kryeqytet, apo ne parlamentin e vendit", duke vleresuar se "ky eshte dallimi qe do te beja ndermjet ligjores dhe politikes". Ndaj ai apelon se "palet duhet te krijojne atmosferen politike ne te cilen Kolegji Zgjedhor mund te marre nje vendim te qarte ligjor".

Z. Kantrimen, Shqiperia sapo kaloi zgjedhjet vendore te 8 Majit. Megjithate rezultatet e ketyre zgjedhjeve kane cuar ne mosmarreveshje midis mazhorances dhe opozites mbi ate nese fletet e votimit te hedhura ne kutite me ngjyra te gabuara duhet te konsiderohen te vlefshme? Cili eshte opinioni juaj mbi kete ceshtje?

Me lejoni te flas se pari per anen pozitive te zgjedhjeve. Fakti qe shqiptaret dolen ne nje pjesemarrje kaq te larte tregon sa thellesisht shqetesohen ata per vendin e tyre dhe per te ardhmen e demokracise ne vendin e tyre dhe une dua t'i pershendes qytetaret e Shqiperise jo vetem per pjesemarrjen e larte, por edhe qe e kaluan me qetesi procesin e votimit. Dua gjithashtu te pershendes anetaret e organizatave jo-qeveritare qe angazhuan me shume se nje mije monitorues te paanshem ne te gjithe Shqiperine. Mendoj se keto jane shume pozitive per te treguar ne Europe dhe ne Shtetet e Bashkuara se shqiptaret deshirojne nje demokraci te paster dhe konkurruese. Keshtu qe mendoj se kjo ne vetvete eshte nje fitore e madhe per njerezit. Mendoj se ishin zgjedhjet me te pastra dhe me te drejta qe shqiptaret kane pasur ne historine e tyre. Pa minimizuar problemet qe ka patur dhe qe mbeten ende, por une shoh shume shenja pozitive ne menyren se si zgjedhjet u mbajten. Se dyti, per secilen nga palet mendoj se ka dicka per te cilen te nxjerrin konkluzione ne lidhje me keto zgjedhje. Te dyja partite kryesore, demokratet dhe socialistet, dolen me mire nga sa prisnin ne disa zona dhe me keq ne disa te tjera. Kjo me con ne konkluzionin qe jeta politike shqiptare eshte e balancuar midis dy forcave te fuqishme. Kjo krijon nje detyrim shtese per te dyja palet qe te gjejne menyrat per te punuar se bashku ne nje menyre politike te civilizuar qofte ne bashkite e te gjithe vendit apo ne parlamentin kombetar apo ne pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Mendoj se kjo eshte kjo cka populli i Shqiperise kerkon dhe cfare Shtetet e Bashkuara dhe OSBE presin gjithashtu. Persa i perket ne vecanti pyetjes tuaj, ceshtja e numerimit te fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar nuk u trajtua mire. Ne kemi thene pergjate gjithe procesit qe rregullat duhet te jene te qarta dhe se ato duhet te aplikohen ne nje menyre transparente dhe te drejte. Rregullat per numerimin e votave te hedhura gabim u bene vetem pas dites se votimit. Baza ligjore per marrjen e ketij vendimi nuk eshte e qarte per ne. E kuptoj argumentin e paraqitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por ky eshte nje arsyetim qe mund dhe duhet te ishte bere para zgjedhjeve, dhe mbi bazen e konsensusit te te gjitha paleve. Menyra se si u trajtua i ka hedhur nje hije te panevojshme mbi ate qe perndryshe ishte nje proces shume pozitiv. Lutem, vereni qe nuk po them se vendimi eshte i paligjshem, por po them se baza ligjore nuk eshte e qarte per ne dhe duket te mos jete ne perputhje me praktikat e meparshme te komisioneve zgjedhore. Tani rruga perpara eshte qe kjo ceshtje te zgjidhet sipas institucioneve kushtetuese qe Shqiperia ka ngritur. Dhe kjo do te thote se pari, apelim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe pastaj apelim prane Kolegjit Zgjedhor. Keto apelime duhet te lejohen te kryhen ne menyre te pavarur, dhe te dyja palet duhet te zotohen, duhet te premtojne, qe do te respektojne vendimet perfundimtare te Kolegjit Zgjedhor.

Z. Kantrimen, thoni se edhe BE dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane bere thirrje mbi te dyja palet qe te dialogojne dhe te arrijne nje konsensus mbi ate qe do te ndodhe me fletet e votimit te hedhura gabim, ndersa nderkohe po presim per apelimet qe te depozitohen dhe vendimin nga Kolegji Zgjedhor. Pra ne po presim per nje konkluzion ligjor te te gjithe ceshtjes? Apo nje konkluzion politik?

Kjo eshte nje pyetje e mire. Kur themi vendime konsensuale, po flas ne emer te SHBA-ve tani, ajo qe duhet te kishim pare do te ishte nje vendim brenda Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, para se zgjedhjet te mbaheshin, mbi ate qe duhej te behej ne lidhje me ceshtjen e fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar, qe ka qene nje problem edhe ne zgjedhje te meparshme. Ketu duhet te ishte marre vendimi konsensual. Ne kete moment kemi nje certifikim te nje rezultati te perkohshem nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe nuk u mor ne baze konsensusi. Prandaj kjo eshte tani nje ceshtje ligjore per te cilen vendos Kolegji Zgjedhor, dhe ne presim anetaret e Kolegjit Zgjedhor te marrin nje vendim mbi bazen e ligjit pa presion nga asnje pale. Ky eshte detyrimi ligjor dhe kjo eshte menyra se si ceshtja e kryebashkiaku te radhes te Tiranes duhet te zgjidhet.

Por politikisht ne presim nga te dyja palet qe te shmangin berjen e kercenimeve per demonstrata apo dhune ne qofte se ata nuk pelqejne rezultatin. Ne presim qe secili prej tyre te thote politikisht se ata do te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Dhe ne presim qe ata te tregojne bashkepunim me te madh dhe angazhim me te madh per proceset demokratike te te gjitha niveleve, qofte ne qytetin me te vogel te Shqiperise, ne kryeqytet, apo ne parlamentin e vendit. Ky eshte dallimi qe do te beja ndermjet ligjores dhe politikes. Palet duhet te krijojne atmosferen politike ne te cilen Kolegji Zgjedhor mund te marre nje vendim te qarte ligjor.

Ne zgjedhjet e kaluara parlamentare pame opoziten socialiste te nenvizonte rendesine qe cdo vote te numerohej ndersa tani po ndodh e kunderta. Cfare keni per te thene per kete?

Parimi i numerimit te cdo vote eshte shume i rendesishem. Ceshtja me e rendesishme eshte aplikimi i paanshem dhe konstant i rregullave. Per ne, eshte shume per te ardhur keq qe nuk pati me shume dakordesi midis dy paleve kryesore mbi procedurat per keto zgjedhje. Kjo ceshtje mund, duhet te ishte zgjidhur paraprakisht, para se procesi i numerimit te fillonte.

Ne nje situate si kjo, kur numerimi ka filluar dhe ka nje mungese udhezimesh ne ligj, ne Kodin Elektoral, a do duhej qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te bente nje interpretim te ligjit ne qofte se nuk kane speficikime te qarta aty? Apo duhej te respektonte precedentin ne kete rast?

Kjo eshte nje pyetje e veshtire dhe mendoj se duhet te shkoje ne Kolegjin Zgjedhor per pergjigje. Serish, ne qofte se do te kishte patur nje fryme me te madhe konsensusi nga te dyja palet, ato mund te kishin arritur nje marreveshje mbi proceduren para se zgjedhjet, madje dhe votimi apo procesi i numerimit te fillonin. Se cfare tjeter duhet te kishin bere ne nje situate ne te cilen ata nuk kishin konsensus, kete do t'ia le Kolegjit Zgjedhor. Do te shpreh perseri zhgenjimin tone qe ky vendim i caktuar nuk u mor me konsensus, nuk ka nje baze ligjore te qarte dhe nuk jemi te sigurt qe eshte zbatuar ne menyre konsistente. Por keto jane vendime mbi te cilat Kolegji Zgjedhor do te duhet te marre nje vendim perfundimtar.

Kandidati i Partise Socialiste, Edi Rama, ka thene se ai nuk do t'i njohe rezultatin qe nuk do te nxjerre ate fitues me 10 vota, ndersa rivali i tij i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se do te prese derisa i gjithe procesi ligjor i rezultatit zgjedhor te perfundoje. Keni nje mesazh per keta dy kandidate?

Pike se pari i pergezoj te dy. Duket qarte qe secili prej tyre beri nje pune te mire per motivimin e mbeshtetesve te tyre qe te shkonin te votonin. Faktin qe zgjedhja eshte kaq e ngushte midis tyre, secili prej tyre duhet ta marre si nje kompliment. Sinqerisht, i pergezoj ata. Ne te njejten kohe duhet te them, sidoqofte, qe nuk eshte e pergjegjshme te deklarohet paraprakisht qe rezultati do te hidhet poshte nese nje kandidat nuk e pelqen rezultatin. Kjo eshte e kunderta e asaj qe sistemi kushtetues kerkon. Bashkimi Europian, OSBE dhe SHBA, kane bere gjithcka qe kishin mundesi per t'i bere keto zgjedhje te drejta dhe transparente. Ne nuk beme punen, por qytetaret e Shqiperise e bene. Eshte absolutisht e nevojshme qe i njejti insistim tek e drejta dhe transparenca te vazhdoje deri ne fund te procesit. Kjo eshte arsyeja pse kercenimet per te mos njohur rezultatin, kercenimet per te perdorur demonstratat apo dhune ne qofte se rezultati ligjor nuk eshte ai qe pritet, jane te papranueshme ne nje demokraci. Une mendoj se pas disa vitesh njerezit ne Shqiperi, ne Bruksel apo ne Uashington mund te mos mbajne mend se kush ishin dy kandidatet. Ajo qe ata do te mbajne mend eshte nese populli dhe shteti i Shqiperise e zgjidhen nje ceshtje te veshtire ne nje votim te ngushte, dhe nese ata e zgjidhen me dhune apo me demonstrata apo e zgjidhen ate me dinjitet duke respektuar procesin ligjor. Dhe ajo qe ne presim nga nje anetar i NATO-s dhe nje vend qe shpreson te bashkohet me Bashkimin Europian, eshte te mbeshtetet ne opsionin dinjitoz te apelimit tek procesi ligjor qe ekziston.

Nje pyetje e fundit, Z. Kantrimen. A do te kete ndikim tek aspirata e Shqiperise per anetaresim ne BE kjo situate e tensionuar?

Po i kthehem pergjigjes time te meparshme. Kjo varet nga menyra se si ata do ta zgjidhin ate. Sic e thashe, ne pergjithesi, keto ishin zgjedhje shume pozitive. Po, zgjedhjet ne Tirane ishin te ngushta dhe te debatueshme, por mbani parasysh sa qindra kryebashkiake dhe mijera kandidate u zgjodhen anembane vendit ne menyre transparente, pa llojet e mosmarreveshjeve qe kemi pare ne nivel vendor ne zgjedhjet e meparshme.

Per te ruajtur ate imazh pozitiv te ketyre zgjedhjeve, eshte absolutisht e nevojshme qe te dyja palet dhe populli i Shqiperise te insistojne qe kjo te zgjidhet sipas mekanizmave ligjore, te zgjidhet me dinjitet, jo me dhune. Kjo do te percaktoje nese ky do te jete nje episod pozitiv apo negativ per Shqiperine ne aspiratat e saj per t'u anetaresuar ne Bashkimin Europian.

Arvizu: Mesazhi i Kantrimen, i lexueshem nga te gjithe

Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone, Aleksander Arvizu, eshte shprehur dje ne mbeshtetje te deklarates se dhene nje dite me pare nga Kantrimen. Ai tha se deklarata e Kantrimenit ishte e qarte, e thjeshte, koncize dhe mjaft e kuptueshme. "Nese e keni lexuar me kujdes deklaraten, nuk ka asnje pyetje persa i perket qendrimit te SHBA per situaten ne Shqiperi. Ajo qe Kantrimen ka nenvizuar, eshte ajo qe une mendoj. Duhet lexuar gjithe deklarata per te marre kuptimin e saj dhe jo vetem pjeset qe u interesojne", tha Arvizu.

Deklarata e z.Arvizu u be dje nga Elbasani ku ai mori pjese ne betimin e 39 vullnetareve te korpusit te paqes, i cili kryhet cdo vit ne kete qytet. Betimi u krye pas perfundimit te trajnimit dhe duke nisur nga neser do te nisin te punojne ne bashkite, komunat, shkollat dhe qendrat shendetesore ne mbare Shqiperine. Vullnetaret e Korpusit te Paqes e nisen aktivitetin e tyre ne vendin tone ne vitin 1992 me ftese te qeverise shqiptare. Deri me tani ne vendin tone kane sherbyer 310 mije vullnetare. Korpusi u themelua ne vitin 1961 nga presidenti amerikan John Kenedy. Qe nga ajo kohe, ai eshte i shperndare ne me shume se 140 vende te botes dhe ka si synim promovimin e vlerave dhe dhenien e ndihmes dhe kontributit konkret per popujt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›