Votat e pavlefshme ne Amerike, gjyqtaret i vleresuan si te sakta
Debati per numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara, e per pasoje te vleresuara si te pavlefshme, ka qene prezent edhe ne shoqerine amerikane. Gjykata e Larte e Kontese Riverside, vendosi se 12 mije e 563 vota, te hedhura gabim gjate zgjedhjeve primare te 8 qershorit, duhet te numeroheshin. Gjykatesi e motivoi vendimin me nje te drejte te pamohueshme: "Vota eshte nje e drejte per te cilen njerezit kane sakrifikuar jeten per ta mbrojtur. Votuesit ne kete rast bene pjesen qe u takonte, ndaj dhe vota duhet te numerohet. Kjo gjykate nuk do te perjashtoje 12 mije e 563 votues". Vendimi u prit me duartrokitje. Me tej, gjykatesi shtoi se votat duhet te numeroheshin me shpejtesi dhe me eficence, ne menyre qe rezultati perfundimtar te pasqyrohej ne tabulatet perfundimtare te gjithe kontese, jo me vone se 16 korriku, sa i perket shtetit te Kalifornise. Gjithcka nisi kur Komiteti Qendror Demokratik i kontese Riverside dhe tre banore, hartuan nje ankimim, me te cilin i kerkuan Gjykates se Larte, te ndalonte certifikimin e zgjedhjeve, duke arsyetuar se votuesit votat e te cileve kishin humbur, ishin perjashtuar ne shkelje te kushtetutes shteterore. Banoret e kontese, shprehen pelqimin e tyre ndaj aktit, qe sipas tyre, perforconte besimin tek sistemi amerikan. Nje prej banoreve qe nenshkroi peticionin e numerimit te votes, e kishte gjetur voten e saj mes e-maileve. Kjo gje ishte mundur te konstatohej ne zyren e regjistrit. Avokati i saj tha se klientja kishte cuar ne kohe voten, qe duhej numeruar nga sherbimi postar amerikan mengjesin e votimit. Sipas ligjit te shtetit ne fjale, votat nuk mund te llogariten deri ne oren 8 pasditen e zgjedhjeve. Por votat e hedhura gabim, ishin derguar ne zyren postare te Moreno Valey, e me tej ne zyren postare te Riverside, ku dhe u zbuluan nje dite pas zgjedhjeve. Avokati tha se tabulimi i votave te hedhura gabim, bazohen ne piken 43 dhe klauzolen e mbrojtjes se amendamentit 14 te kushtetutes amerikane qe thone se cdo vote duhet numeruar kur votuesi ankimon ligjin e shtetit. Numerimi qe zgjati me teper se 5 dite, duke e lene kontene e Riverside nga te fundit te 58 konteve te Kalifornise, ngjalli kritika. Ndersa zyrtaret e kontese i vune fajin mungeses se komunikimit dhe protokolleve qe u verifikuan ne ditet para zgjedhjeve. Po keshtu edhe 500 vota ne kontene e Palm Beach, nuk u numeruan ne zgjedhjet e pergjithshme. Mbikeqyresja e zgjedhjeve, Susan Bacer, tha se zyrtaret e zbuluan nje gje te tille ndersa po merreshin me rinumerimin ne garen per bordin e shkolles mes Marcia Andres dhe Dean Grossman. "Per fat te keq, ajo qe duket si gabim njerezor, rezultoi ne mosnumerimin e votave", tha ajo ne nje deklarate. Lajmi i mire eshte se procedura e verifikimit, nxori ne pah gabimin, ndersa do te na lejoje te kryejme nje numerim te plote dhe te kujdesshem, qe respekton afatet e certifikimit zyrtar te rezultateve perfundimtare. Ajo gjithashtu tha se votat e pa numeruara mund te ndikonin ne rezultatet e garave te tjera te ngushta qe nuk ishin certifikuar.