E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen: Qeveri e pastër

Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit te shtetit amerikan Tomas Kantrimen ne Prishtine u fokusua ne sfidat dhe përbërjen e qeverise se re te Kosovës. Ndonëse zyrtari i larte amerikan nuk preferoi te jepte ndonjë opinion nëse qeveria e ardhshme duhet te jete me baze te gjere apo jo, për Kantrimenin e rendesishme është qe qeveria e re te jete me duar te pastra. Ndërkohë kryeministri ne largim Hashim Thaçi, njëkohësisht edhe kryetari i partisë me te madhe PDK, konfirmoi për here te pare se është arritur marrëveshja për koalicionin e ardhshëm. Pjese e tij do te jete PDK, AKR, Lista Ibrahim Rugova dhe minoritetet e tjera ne Kosove, çka i siguron Thaçit një shumice prej 65 votash. Kantrimen u pyet nëse kandidatura e Behxhet Pacolit është e preferueshme për te qene kryetar i shtetit te Kosovës, por zyrtari i larte nuk u prononcua. Ndryshe nga ai Hashim Thaci dha kete përgjigje, ? Deri me sot partitë e tjera shqiptare si AKR-ja dhe lista rugoviane nuk e kane pranuar zyrtarisht hyrjen ne koalicion me qeverinë e Hashim Thaçit. Pengese kryesore është bere posti i presidentit qe për AKR i takon Pacollit, ndërsa për PDK ne atë post duhet te jete Jakup Krasniqi.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?hOU41dQDp80","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›