Jep dorëheqjen Hosni Mubarak
Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka dhene doreheqjen nga postin ne diten e 18-të te protestave mbare-popullore, te kthyer ne nje revolucion te suksesshëm qe sollen rrezimin e tij nga pushteti, pas rreth 30 vitesh ne drejtim te vendit. Lajmi i dhene nga zv/presidenti Sulejmani ka sjelle shperthimin e qindra mijera egjiptianeve ne feste, jo vetem ne sheshin Tahrir ne Kajro, po ne çdo pjese ne shtetit afrikano-verior. Me doreheqjen e presidentit, fuqite ekzekutimeve te drejtimit te vendit i kane kaluar menjehere ushtrise. drejtuesit e saj kane dhene menjehere garanci per nje tranzicion paqesor te pushtetit dhe per mbajtjen e zgjedhjeve te lira ne vend. Nderkohe vete Mubarak mesohet se eshte strehuar ne njeren nga rezidencat e tij ne Sharm el-Sheik. Doreheqja e Mubarakut erdhi pas presionit te madh jo vetem te popullit egjiptian por edhe te komunitetit nderkombetar. Ky i fundit reagoi menjehere duke e pershendetur ne menyre unanime vendimi e kreut egjiptian. Hosni Mubarak e fitoi me dhune pushtetin e shtetit afrikan dhe u detyrua ta linte ate nga nje revolucion masiv popullor. Stabiliteti ishte fjala kyçe e presidences se tij, me nje ligj te emergjencës, qe ndalonte grumbullimin e me shume se pese personave, i cili u thye ne janar, me fillimin e protestave masive, qe sollen edhe rrezimin e tij.
Shpërndaje