E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet lirimi i disidentit kinez Liu Xiaobo

Organizata nderkombetare per te drejtat e njeriut Amnesty International dhe shtate organizata te tjera per te drejtat e njeriut i bene thirrje Republikes Popullore te Kines qe te liroje nga burgu nobelistin Liu Xiaobo.

Po ashtu nga burgu duhet te lirohen edhe te burgosurit e tjere politike kerkuan tete grupet ne nje deklarate te perbashket. Cmimi Nobel per Paqe ndahet kete te premte ne Oslo. As Liu Xiabo e as bashkeshortja e tij e cila ndodhet nen arrest shtepiak nuk mund te marrin pjese ne ceremonine e ndarjes se cmimit. Disidenti kinez eshte denuar ne fund te vitit 2009 me 11 vjet burgim.

Komiteti Norvegjez i Nobelit beri me dije me heret se Kina dhe 18 vende te tjera nuk kane pranuar ftesen per te marre pjese ne ceremonine e ndarjes se cmimit Nobel per Paqe me 10 dhjetor.

Ne mesin e vendeve qe kane refuzuar pjesemarrjen me justifikime te ndryshme jane Afganistani Irani Iraku Kazakistani Pakistani Rusia Serbia dhe Ukraina.

Zedhenesja e diplomacise kineze i ka denoncuar mbeshtetesit e fituesit te cmimit Nobel per Paqe si kloune qe po marrin pjese ne nje farse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›