E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen anulon vizitën në Kosovë

Është anuluar vizita e sotme në Kosovë e ndihmës-sekretarit amerikan te shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, pavarësisht deklaratave të fundit për mbërritjen e tij në Prishtinë. Kantrimen ka qëndruar të martën në Bruksel ku mori pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues ose GND-se, për Kosovën.
 

Ai ka deklaruar se Shetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Më herët ishte njoftuar se Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi,

Thomas Countryman pritej të vizitonte të mrëkurën prishtinën, një vizitë e cila do të pasonte certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit dhe do të zhvillohej në prag të fillimit të negociatave për formimin e koalicionit qeveritar.

Kantrimen pritej të sugjeronte palën kosovare për formimin e shpejtë të Qeverisë dhe përgatitjet për negociatat me Beogradin. Gjithesesi ende nuk është bërë e ditur nëse Kantrimen do ta realizojë vizitën e tij në Prishtinë dhe se kur do të bëhet ajo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›