E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Greqi, kundërshtohet ndërtimi i landfillit

Banorët e komunës së Keratea-s, 41 kilometra në juglindje të Athinës, u përleshën për disa orë gjatë ditës së martë me policinë, përsa i përket një landfilli të ri që do të ndërtohet pranë qytetit . Për pasojë të paktën katër protestues u plagosën lehtë gjatë konfrontimit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pas përleshjeve që shpërthyen nëpër rrugët e qytetit, ndërsa banorët përdorën bomba benzine ndaj forcave të policisë, e gjithashtu u vunë zjarrin kazanëve të plehrave. Banoret e kësaj zonë nuk pranojnë ndërtimin e një landfilli të ri në zonën e tyre, dhe prej muajsh kanë reagur ashpër ndaj policisë që vijon të ruajë hyrjen në këtë vend. Ndërkaq sipas një vendimi gjyqi, ka bërë që të ndalet përkohësisht ndërtimin i objektit. Landfilli është një përpjekje për të grumbulluar në një vend mbeturinat që deri me tani kanë mbuluar disa zona të vendit, duke përfshirë edhe tre rajone në Keratea. Ndërtimi i depove të mbeturinave ka hasur në kundërshtime nga banorët lokalë në disa rajone. Sipas një direktive të Bashkimit Europian, Greqisë i ishte kërkuar të mbyllte të gjitha vendhedhjet e paligjshme te mbeturinave deri në fund të 2010 ose në të kundërt do të përballej me gjoba të mëdha. Mediat shkruajnë se ka ende më shumë se 100 landfille të paligjshme në vend.
Qeveria ka thënë se mbyllja e landfilleve iegale është përgjegjësi e komunave dhe nëse ata nuk do te merren me to, çdo lloj gjobe e vendosur nga BE-ja, do të kalojë në qeveritë komunale për të paguar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›