E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanuni i Lekë Dukagjinit Kushtetutë e lashtësisë

Nga Nikolin BOÇI*

foto-KoliniAshtu si edhe shoqëria njerëzore që erdhi duke u konsoliduar nga komuniteti primitiv e deri në ditët e sotme, ajo e njeh zhvillimin e saj edhe në të drejtën zakonore gjatë përsëritjeve të vazhdueshme të sjelljeve të caktuara, që përbënin zakone që me vonë këto qarkullonin gojë me gojë nga brezi në brez, të cilat ato më pozitivet u shkruan nëpër libra dhe sot përbëjnë të drejtën zakonore pozitive.

Historia e njerëzimit e njeh zhvillimin e saj edhe me dukuri negative siç është kriminaliteti i trashëguar gjatë shekujve. Shumë studiues mendojnë se shkaqet e kriminalitetit që në kohët e lashta e deri në ditët tona, janë të lidhura ngushtë me faktorë objektiv dhe subjektiv, dhe kryesisht me kushtet ekonomike shoqërore, kulturore, gjenetike e demografike.

Studiuesit kanë vënë në plan të parë faktorët që kanë të bëjnë me natyrën e njeriut, me vetë qenien, me gjendjen e brendshme, me instinktet, temperamentin, personalitetin, çrregullimet nervore etj.

Shumë studiues kanë gjetur rrethana që favorizojnë dukuritë e kriminalitetit të cilat ndryshojnë nga një sistem ekonomiko-shoqëror në një sistem tjetër, nga një popullsi në një tjetër.

Qeveria e çdo shteti ka për detyrë të luftojë kriminalitetin, dhe organet e specializuara për të kryer këto detyra janë organet e policisë së shtetit, dhe ato të kriminalistikës.

Nuk është vetëm policia që duhet të përgjigjet për të gjitha, ajo duhet të bashkërendojë detyrat edhe me organe të tjera për të luftuar në një shkallë sa më të lartë kriminalitetin në shkallë vendi. Kriminaliteti, pavarësisht nga dinamika dhe shkalla e intensitetit për të gjitha kohërat, ka si të përbashkët dëmtimin, cenimin dhe shqetësimin që i sjell grupimeve shoqërore dhe shoqërisë në përgjithësi

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit krimet kanë tërhequr vëmendjen për ato vepra penale që cenojnë jetën e dinjitetin e personit, edhe vjedhjet e çdo lloj që shfaqen në forma e mënyra nga më të ndryshme dëmtojnë pronën mbi të cilën shoqëria njerëzore mbështet për të ngritur mirëqenien e sigurinë e plotë ndaj krimeve që kanë ndodhur në çdo etapë të zhvillimit të shoqërisë.

Duke ju referuar statistikave, vrasjet dhe grabitjet kanë pasur përhapje të madhe në zonat e varfra e me prapambetje të theksuar arsimore e kulturore, jo rastësisht në zonat malore të verilindjes e të malësisë së Kurveleshit, ku ka hyrë me vështirësi fryma e shtetit ligjor dhe përgjithësisht civilizimi i shoqërisë, kanë kryer me shumë vepra penale si rezultat i mentalitetit shekullor të hakmarrjes, i psikologjisë mesjetare dhe asaj komuniste, dhe në periudha të ndërrimit të sistemeve kur dhe sa herë shteti ka qenë i pastabilizuar.

Parë në aspektin e ndarjes administrative, ruajnë nivele të njëjta të krimeve të kryera në Tiranë, Shkodër, Vlorë e Dibër.

Një rol mjaft pozitiv duhet të luajnë organet e policisë, të prokurorisë, të Drejtësisë dhe të pushtetit lokal për parandalimin e krimeve, aftësia e organeve të policisë për të gjurmuar e dokumentuar aktivitetin kriminal si dhe paragjykimi i drejtësisë përmes gjykatave inaktive kanë dobësuar luftën ndaj kriminalitetit dhe kanë nxitur elementin kriminal për të bërë të ligjshme veprimet e tyre kriminale, po kështu rol negativ ka luajtur edhe zvarritja pa mbarim e gjyqeve, gjithashtu ndikim negativ ka edhe gazetaria për mënyrën se si prezantohen krimet, fakte këto që jo vetëm nuk e pengojnë kriminalitetin por shpesh e stimulojnë duke e nxitur atë.

Në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit vazhdon të njohë rritje gjakmarrja dhe hakmarrja, duke dashur ti japim përgjigje pyetjes: -pse u rikthyen këto fenomene?! Me pak fjalë mund të themi se shkaqet duhet të kërkohen tek anomalitë që solli zhvillimi ekonomiko-shoq;ror, mungesa e ligjeve dhe rregullave që e mbajnë gjallë atë që quhet shtet, ndikuan indirekt për të ngritur tensionet dhe pasigurinë, për rrjedhojë rritja e kriminalitetit, mungesa e investimeve dhe papunësia në rritje, së bashku, të gjitha këto krijuan një klimë që shkon në favor të kriminalitetit.

Kriminaliteti i këtij shekulli paraqitet mjaft i larmishëm dhe i komplikuar për tu zbuluar, dhe i frikshëm për shoqërinë e jetën qytetare dhe i ndikuar për tu parandaluar e zbuluar nga organet e specializuara, megjithëse janë të gjitha mundësitë brenda organeve të specializuara, për tu parandaluar mbi baza profesionale e për ta bërë efektive luftën kundër kriminalitetit, duhet të bëhen pastrime nga të korruptuarit me qëllim që në administratën shtetërore të ndryshojë imazhi i shtetit Shqiptar, kështu krimineli do të ketë frikë nga ligji dhe nga shteti që paguan punonjësit për zbatimin e ligjit.

Në fushën juridike penale, në krimet kundër personit përfshihen të gjitha veprimet ose mosveprimet që rrezikojnë jetën, nderin e dinjitetin e njeriut. Legjislacioni penal mbron paprekshmërinë e personit të jetës e të drejtës së njeriut për të jetuar, këto krime për shkallën e lartë të rrezikshmërisë shoqërore, janë trajtuar edhe në kanunet në mesjetë edhe në kodet penale Shqiptare, dhe në të drejtën zakonore shqiptare, në kanunin e Lekë Dukagjinit merret në mbrojtje jeta, nderi e dinjiteti i personit. Parë në këtë këndvështrim përbën rolin e pamohueshëm që përbën të drejtën pozitive ose atë të shkruar. Kanunet i krijoj populli i lirë, i zbaton dhe i ndryshon sipas nevojave dhe rrethanave të caktuara nga shoqëria. Sot Kanuni ka vlerat e veta historike por edhe jeton aq kohë sa arsyeja njerëzore i reziston kohës i pasqyruar në normat zakonore. Kanuni i Lekë Dukagjinit në kohën e pushtueseve otoman në Shqipëri ka pas vlera të lashta juridike për kohën, është njoh për ligje civile detyruese në Malësinë e Mbishkodrës dhe në Dukagjin. Përmes botimit të Kanunit i bëhet kombit një shërbim i dobishëm, pasi për çdo shtet që do me jetuar dhe me u zhvilluar mbas punimeve të arsyes e të hullisë së qytetarisë së vërtetë, ligjet gojëmbledhëse që përmblidhen në kanunin zakonor të kombit, kanë një rëndësi të madhe fort në vedvedi se prandaj duhen pasur parasysh prej gjithë atyre që presin e zbatojnë ligjet e shtetit, -thuhet në kanunin e Lekë Dukagjnit. Kanuni në asnjë paragraf të tij nuk nxit njerëzit në kushte normale për të kryer vrasje, dhe për më tepër ashte ndalue me kanun vrasja e grave dhe fëmijve, por vrasje ka pasur edhe në popuj të tjerë për sa kohë ishin në nivele të ulta e pa ligje e rregulla të organizimit njerzor, në kanunet Shqiptare ka pasur shumë raste të faljes së gjakut me një çmim të caktuar. Gratë e fëmijtë nuk bien kurrë në gjak, grat kanë të drejtë të hyjnë në mes të flakëve e të pushkëve, për të hy ndërmjet a me ndihmue të plagosurit dhe do të ndalet pushka nga të dyja anët në luftim, gruaja nuk preket dhe as nuk i pritet ndarja, ajo nuk mund të ndalohet në këtë punë fisnike, – thuhet në Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Në kanunin e Lekë Dukagjnit gjejmë dëshmi të tolerancës, të respektit dhe diferencimeve që i bëhet gruas dhe fëmijëve duke mos i ndëshkuar dhe duke falur jetën. Këto janë disa fakte që kanunet nuk shikohen bardh e zi. Po ti referohemi disa kapitujve dhe neneve të kanunit të Lekë Dukagjinit, thuhet që gjakmarrja nuk duhet të njihet e të zbatohet, për shembull: -Nipi është pushke e varme, çka do të thotë se Nipi nuk duhet me qitë pushkë për dajën: -Po qite pushkë në gra e fëmijë, shpi a bagëti, punon kundra kanunit. Sikurse shikohet në këto pak nene të Kanunit, del e qartë se kanunet kanë kenë kode morale e penale, kanë futur parime e ligje të ruajtura brez pas brezi, ato më pozitivet i kanë qëndruar kohës dhe të tjera janë ndryshuar dhe përshtatur sipas rrethanave të reja të krijuara në kohë të reja.

Prandaj hakmarrja dhe gjakmarrja mesjetare nuk duhet të rikthehen, sepse shteti duhet të funksionojë me ligje të rrepta, të zbatueshme nga organet e policisë dh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›