E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjeçarja e vetëvrarë, familjarët: E helmoi bashkëshorti

Hamide Bicaku, 20 vjecarja e helmuar me fotoksineLibrazhd/Ngjarja e rëndë e ndodhur më 30 Gusht në fshatin Kryelyz të Kavajës ku 20 vjeçarja Hamide Biçaku humbi jetën për shkak të helmimit me fotoksinë, duket se ka marrë të tjera përmasa. Dy prindërit Safet e Violeta Biçaku nga Fshati Gizavesh i Librazhdit, me një kallëzim penal të bërë në Prokurorinë e Kavajës kërkojnë të rihapet çështja penale dhe të zbardhet vdekja e vajzës së tyre, pasi ata hedhin akuza drejt bashkëshortit të saj Gentian Lika. Sipas dy prindërve, vajza e tyre, është dhunuar për disa vite me radhë, nga burri i saj, madje ai edhe pse kishte një fëmijë me të , kishte një tjetër raport të fshehtë. Sipas të afërmve të 20 vjeçares, bashkëshorti i saj ka pasur një lidhje të fshehtë më nusen e nipit, Daniela K. nga Përrenjasi, ku bashkëshorti i saj i kishte gjetur në një hotel në Pogradec. Familjarët tregojnë për gazetën se ata dyshojnë tek vetëhelmimi i vajzës së tyre. Vajza jonë është keqtrajtuar prej vitesh dhe ajo ishte nën diktaturë, nuk dilte nga shtëpia madje bashkëshorti e kishte detyruar të mos mbante as telefon, vajzën ma kanë helmuar që të premten në darkë, madje në spitalin e Kavajës është shtruar në urgjencë në orën 07:30 të mëngjesit shprehet nëna e 20 vjeçares Violeta Biçaku. Sipas saj në orën 23:00 të darkës 20 vjeçarja ka humbur jetën në spitalin Ushtarak. Familjarët kërkojnë që të hetohet çdo detaj madje ata thonë që është helmuar në ushqim. Ata i kërkojnë drejtësisë të zbardhet çështja dhe ti shkohet deri në fund, madje deklarojnë se nëse nuk zbardhet çështja nga Prokuroria, ata do të marrin hak, ndaj ish dhëndrit dhe familjes së tij. Në lidhje me konfliktet e çiftit ka patur denoncime në Policinë e Librazhdit dhe të Kavajës, ku është heshtur në lidhje me çështjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›