E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanye West mund të arrestohet

Janë të njohura sjelljet e reperit kontrovers, Kanye West dhe marrëdhënia e tij e ndërlikuar me paparacit.

Vetëm muajt e fundit, janë disa raste kur ai madje edhe ka goditur disa nga ta.

Ndërkaq, njëri nga paparacit që ka pësuar së fundmi nga nervozizmi i reperit ka vendosur të ngrejë padi ndaj West.

Para pak javësh në Los Angelos teksa paparaci po shkrepte fotografi dhe po i drejtonte disa pyetje, West u nervozua dhe e goditi deri sa e rrëzoi për tokë.

Policia ka konfirmuar se ka pranuar një padi kundër West dhe se po shqyrtohet mundësia nëse ai mund të arrestohet për sulm fizik./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›