E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kaos në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, republikani McCarthy nuk siguron votat për emërim për herë të 5-të

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dështuan gjatë një dite të dytë të votimit të zgjidhnin republikanin Kevin McCarthy si kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve ose të hartojnë një strategji të re për t’i dhënë fund kaosit politik.

Për herë të pestë, republikanët emëruan McCarthy-n si kryetar të tyre ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve u zhyt më thellë në rrëmujë duke bërë që ai të mos fitojë në të 5 raundet. Kjo erdhi disa momente pasi votimi i katërt tregoi se 20 konservatorë ende refuzojnë ta mbështesin atë, të pandryshuar nga hera e mëparshme. Ai ishte shumë larg 218 votave që nevojiten për emërimin e tij.

Republikani i Kalifornisë, Kevin McCarthy u zotua se do të vazhdojë të luftojë pavarësisht humbjes në raunde të shumta votimi që hodhën në trazira shumicën e re një ditë më parë.

Është hera e parë në 100 vjet që një i nominuar për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve nuk mund të merrte postin që në votimin e parë, por McCarthy u zotua të luftojë deri në fund për t’i dhënë fund rrëmujës dhe për të mbajtur së bashku Partinë Republikane.

Presidenti Joe Biden mendon se “është vërtet e turpshme që po zgjat kaq shumë,” duke komentuar situatën në Dhomën e Përfaqësuesve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›