E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Australian Open 2023, Naomi Osaka në dyshim

Vetëm 11 ditë nga nisja e Grand Slam-it të parë të vitit 2023, Naomi Osaka, e cila fitoi turneun e femrave në Melbourne Park në 2019 dhe 2021, nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë apo jo. Kjo është një pikëpyetje e madhe për organizatorët e turneut australian, në atë që do të përfaqësonte një goditje të madhe për shortin e femrave nëse ajo nuk do të paraqitej. Osaka nuk ka qenë aktive kohët e fundit në turnetë e tenisit. Ajo nuk ka luajtur asnjë ndeshje prej katër muajsh, duke dhënë shumë pak tregues nëse po përgatitej apo jo për Australian Open.

Ajo ka postuar së fundi në rrjetet sociale një seri fotosh nga pushimet në Evropë me të dashurin e saj. Një tregues i dytë se ajo nuk është ende gati për në Australi u shfaq në Instagramin e saj me fotot e bëra në një studio në Los Angeles, vetëm një natë më parë. Organizatorët e Australian Open raportojnë se Osaka është në listën emërore të femrave, në konkurrimin e ndeshjeve teke, por ata janë në dilemë nëse ish-numri 1 i botës do të vijë të luajë ose jo.

Gjithnjë bazuar në heshtjen që mbizotëron rreth tenistes. Madje disa po pyesin nëse ajo do të rikthehet ndonjëherë në fushën e tenisit. Aktualisht Osaka ndodhet në vendin e 42- në renditje. Shorti i Australian Open do të hidhet të enjten e ardhshme dhe të gjithë sytë janë ngjitur te emri i Osaka nëse do të tërhiqet zyrtarisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›