Kaos në Këshillin bashkiak, të majtët kërkojnë mbledhje
Të majtët akuzojnë kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për bllokimin e mbledhjes së këshillit bashkiak e cila sipas tyre ishte parashikuar për paraditen e sotme.
Kryetari i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi është shprehur se janë ndërruar brava e dyerve në mënyrë që mos të zhvillohet mbledhja.
Kërkoj të zbatohet ligji dhe vullneti i shumicës. Jemi përballë një fakti qesharak, janë ndërruar bravat e dyerve. Veprimi i kreut të bashkisë Lulzim Basha është qesharak prandaj i bëjmë thirrje të zbatojë ligjin. Ne nuk kemi vullnet për të bllokuar dhe nuk jemi as për konflikt politik.Kërkesa drejtuar bashkisë vjen nga 31 këshilltarë. Basha të lejojë shumicën të ushtrojë detyrën është shprehur Dalipi.
Ndërsa Shezai Rrokaj i bëri apel kryebashkiakut Basha që brenda 1 ore të mbledhë këshillin bashkiak për të votuar.
Nuk jemi mazhorancë e stisur por mazhorancë ereale në këshillin bashkiak. I japim kohë 1 orë kryebashkiakut që të vijë të hapë dyert që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të votohet u shpreh Rrokaj.
Në mbledhjen e sotme, këshilltarët e majtë do të kërkonin shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti.