Kaos në Komisionin e Integrimit
Mazhoranca ka votuar njëanshmërisht dhe pa u mbyllur ende diskutimi për amendimet e opozitës ligjin për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë në Komisionin e Integrimit. Replikat nisen gjatë seancës së pyetjeve nga përfaqësuesit e qeverisë.
Deputetët e opozitës kërkuan informacion të detajuar sa ishte masa e rritjes së gjobave për ata që i shmangen deklarimit të pasurive, por nënkryetarja e komisionit, Mesila Doda ndërhyri duke thënë se Komisioni i Integrimit nuk është komision përgjegjës për projektligjin, raporton Vizion Plus.
Pas një ndërprerjeje disa minutëshe, seanca rinisi në fillim vetëm me përfaqësuesit e opozitës dhe me pas erdhën dhe deputetët e shumicës. Socialisti Bushati, i cili kryeson komisionin, e rihodhi në votim draftin dhe e quajti atë të miratuar unanimisht, por nga ana tjetër demokratët nuk morën pjesë në këtë proces, duke njohur votimin që kishin bërë vetë para se të linin sallën e mbledhjes.
Ndryshimet në ligj parashikojnë rritjen e numrit të zyrtarëve që i nënshtrohen kontrollit të pasurisë dhe deklarimin e shpenzimeve mbi 500 mijë lekë.