E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos opozitar, PS kundërshton edhe mbajtjen e raundit të dytë ditën e hënë

30-05-2012 / Gazeta 55

Konferenca e Kryetarëve vendos nesër për votimin e radhës

Parlamenti do të caktojë nesër datën për raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Presidenti të ri, pas dështimit të raundit të parë për këtë çështje. Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë sqarohet se anëtarët e partisë socialiste nuk dhanë konsensus që raundi i dytë të vendoset të hënën në orën 10:00, siç u ra dakord edhe nga shumica e anëtarëve, por kërkuan zhvillimin e seancës të martën në orën 10:00.

Njoftimi i plotë i faqes zyrtare të parlamentit:
Sot më dt. 30.05.2012 u mblodh Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën për zhvillimin e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Në konferencë u morën në shqyrtim të gjitha opsionet e mundshme që lejon rregullorja dhe në përfundim shumica e anëtarëve të Konferencës mbështetën propozimin që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt. 04.06.2012, ora 10:00. Anëtarët që i përkasin grupi politik të Partisë Socialiste nuk dhanë konsensus për këtë datë pasi kërkuan zhvillimin e Seancës ditën e martë, dt. 05.06.2012, ora 10:00. Në këto kushte, Konferenca gjykoi që (për mungesë konsensusi), zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e nesërme parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›