Kaos publikon ‘Ngoje Zemrën Tem’

Grupi Kaos, ka publikuar këngën e tyre më të re, ‘Ngoje Zemrën Tem’ e cila për dallim nga këngët e tjera të tyre, ka një tematik më ndryshe.
Përmes kësaj kënge, u kërkohet falje prindërve për të kaluarën e tyre dhe të gjitha dëshpërimet që mund t'u kenë shkaktuar.
“Edi që gjithë mirë e ke pas, e di që nuk jom bo qysh ju keni dashtë, e di që e kom tepru, e di që te kom lindu, ishalla najherë mundesh me ma falë”, janë disa nga vargjet e kësaj kënge./Indeksonline/