E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat e Bruno Mars, i futen muzikës

Bruno Mars duket se e ka “ngre këmbë zhag” për katër motrat e tij pasi që, ato po ndjekin hapat e të vëllait duke provuar të arrijnë sukses në muzikë. Ato, kanë formuar një grup të quajtur’ The Lylas’ dhe sapo kanë lnasuar klipin për këngën e tyre të re ‘Come Back’.

Klipi tre minutë e gjysmë pasqyron motrat, Jamie, Presley, Tiara dhe Tahiti në baladën e tyre të parë.

‘The Lylas’ po mundohen ta arrijnë suksesin e Brunos emri i vërtetë i të cilit është Peter Hernandez, e që gjithashtu, po e përjeton një vit shumë të suksesshëm.

Për momentin, Bruno është i zënë në promovimin e albumit të tij më të ri, ‘Unorthodox Jukebox’, i cili tashmë ka nxjerr në pah një hit që po pëlqehet tej mase, kënga ’Locked Out of Heaven’./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›