E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna në punë intenzive me krijime të reja

Rihanna asnjëherë nuk ndalet së krijuari muzikë. Edhe pse albumi i saj “Unapologetic” është lansuar në nëntor, RiRi ka vazhduar punën në këngët e reja, dhe një nga to do të jetë në bashkëpunim me reperen Australiane, Iggy Azalea. 

“Rihanna e dashuron muzikën dhe dhe çdo herë e më shumë po involvohet në punën dhe krijiimet e reja. Ajo ka 100% kreativitet dhe materialet e reja do ta sjellin krejt ndryshe”, tha njëri nga producentët e saj, Marcos Tovar.

“Ajo ishte në studio me Iggy në fillim të këtij muaji. Ata u takuan me njërin nga kompania Roc Nation dhe Rihanna dukej se e admironte stilin e saj të të kënduarit. Ato definitivisht do të bashkëpunojnë”, vazhdoi ai.

Së fundmi Rihanna ishte në ballinën e Rolling Stones ku dha edhe një intervistë, me ç‘rast konfirmoi se ajo dhe Chris Brown janë çift./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›