E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaosi Rama sulmon qeverine. Basha Je i papergjegjshem

Te gjithe qytetaret e Tiranes qe sot jane gjendur ne rruge me mijera me dhjetera mijera kane pare se ka pasur nje shi jashtezakonisht te rrembyeshem por se megjithate per nje kohe te shkurter gjithe masa e madhe e prurjeve eshte cliruar. Rruget kane qene krejt normal nderkohe ne Tirane ka ndodhur nje bllokim qe nuk eshte pare kurre ne historine e ketij qyteti. Une ketu akuzoj drejtperdrejte per nje orkestrim kriminal Ministrine e Brendshme pasi gjeja qe qytetaret qe jane gjendur sot ne rruge sic u gjenda dhe une dhe pata 45 min vonese per te levizur nga fillimi i bulevardit ne fund kane pare se pothuajse nuk ka pasur police fare. Ne piken ku une jam gjendur per te ardhur ne kete takim ku sic e pate erdha me vonese eshte dashur me shume se njezet minuta per tu shfaqur policet e pare dhe eshte e pashembullt qe policia e shtetit te abuzohet ne kete fare feje per nje qellim makaber qe duke shqetesuar ne maksimum dhe tensionuar ne maksimum qytetaret te krijohet nje peshe faji mbi bashkine. Ky eshte qellim i vjeter i sternjohur dhe i stershfaqur ne sterforma te tilla te percudnuara por besoj se kjo e sotmja eshte nje nga format me te percudnuara te shfaqjes se ketij qellimi. Eshte e pashembullt eshte barbare eshte primitive eshte vulgare eshte kriminale qe ne mes te Evropes ne nje kryeqytet europian te ndodhi nje gje e tille ne menyre te qellimshme. Policia e shtetit dhe perkatesisht pjesa qe merret me trafikun eshte gjithsesi nje trup e specializuar eshte gjithsesi nje trup e sakrifikuar e cila realisht eshte ne gjendje te perballoje detyrat e saj edhe pse ne njemije e nje veshtiresi dhe e lene krejt mbas dore dhe kurre nuk mund te ndodhte nje bllokim i tille dhe skishte asnje arsye te ndodhte sepse asgje e jashtezakonshme nuk ndodhi.

LULZIM BASHA Rama je i papergjegjshem
Jemi te gjithe deshmitare te nje kaosi qe ka mberthyer sot Tiranen i cili vazhdon edhe ne kete moment qe flasim ndonese si rezultat i punes se policise shpresojme qe brenda nje kohe jo fort te gjate trafiku te normalizohet ne te gjithe akset kryesore. Jemi deshmitare te gjithe ketu ne kete qytet se ky kaos i sotem eshte nje variant i renduar i kaosit te perditshem ne Tirane. Qytetaret e Tiranes kane kohe qe po vuajne pasojat e keqmenaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor ne qytet. Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames. Shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo. Hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera. Ka patur permbytje sot ne Tirane permbytje banesash te cilat mund te krahasohen apo tejkalojne ato te fillimvitit ne Shkoder. Policia ka patur nje mobilizim total. Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte 200 forca te njesise se policise rrugore dhe 35 forca te njesise se autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten. Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtore per nje pergjegjesi qe eshte kryekeput e vetja dhe per nje faj qe eshte vetem i tij. I bej thirrje te rikthehet ne detyre te mos tallet me qytetaret dhe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›