E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia mundesi pafund per investime Fjoralba Shahaj

INTERVISTAT/ Giuseppe Nappi profesor ne katedren e Terapise Mjekesore dhe Mjekesise Termale ne Universitetin e Studimeve ne Milano si dhe Nicola Sorrentino specialist i hidrologjise dhe Dietologjise qe aktualisht drejton Departamentin e Shkencave te Jetes prane Universitetit Europian per Turizmin dhe Agostino Biella administrator i grupit Spumador S.p.A qe operon ne Itali ne nje bashkebisedim per KJ jane shprehur mjaft pozitivisht nga ajo ckane pare deri tani ne udhetimin disa ditor ne Shqiperi
Uji eshte eliksiri i jetes ndaj cilesia e tij ka shume rendesi. Nje grup investitoresh italiane shoqeruar nga ekspertet me te mire te fushes ne vendin fqinj me asistencen dhe konsultimin e Universitetit Europian per Turizmin kane shfaqur interes per te investuar ne Shqiperi ne stabilimente te ujit mineral ndaj keto dite kane kryer udhetime neper burimet e shumta te vendit tone duke shqyrtuar alternativa te ndryshme per te ngritur kete biznes. Ky eshte nje nga aktivitetet qe zhvillon Universiteti Europian per Turizmin duke vene ne kontakt tre elemente shkencen sipermarrjen dhe realitetin shqiptar per te bere te mundur promovimin e ketij vendi dhe per te pasur sa me shume terheqje ndaj Shqiperise qe ajo te pesoje sa me shpejt ngritje pozitive tha per KJ rektori i EUFT Salvatore Messina. Deri tani investitoret italiane kane udhetuar neper Shqiperi per te pare me nga afer parametrat e ujit zhvillimin e tregut dhe realitetin ekonomik te vendit tone qe aspiron integrimin ne Bashkimin Europian. Giuseppe Nappi profesor ne katedren e Terapise Mjekesore dhe Mjekesise Termale ne Universitetin e Studimeve ne Milano si dhe Nicola Sorrentino specialist i hidrologjise dhe Dietologjise qe aktualisht drejton Departamentin e Shkencave te Jetes prane Universitetit Europian per Turizmin dhe Agostino Biella administrator i grupit Spumador S.p.A qe operon ne Itali ne nje bashkebisedim per KJ jane shprehur mjaft pozitivisht nga ajo ckane pare deri tani.

Sapo jeni perballur me Shqiperine. A i keni studiuar paraprakisht te dhenat qe paraqet uji ne vendburime te ndryshme shqiptare
Giuseppe Nappi Kemi pare analizat e ujit kishte te dhena qe nuk ishin shume te qarta. Mund te themi padyshim qe ky uje eshte i pershtatshem per tu futur ne shishe me qellim qe te tregtohet por ka nevoje per te dhena me te qarta qe ne po i vleresojme. Keshtu qe ne kemi vendosur qe te marrim disa mostra me vete ne Milano per tu bere disa analiza sipas parametrave evropiane ne menyre qe ky uje te jete mbi te gjitha i shendetshem per organizmin e atyre qe e konsumojne.
Si veprohet ne Itali neper stabilimente te ndryshme ujerash minerale
Giuseppe Nappi Pasi kemi gjetur burimin e ujit ne kryejme analizat mikrobiologjike ne kater stine te ndryshme per te pare qe ky uje eshte i qendrueshem. Kjo pasi nese uji paraqet ndryshime nga njera stine ne tjetren p.sh. nga pranvera ne vere nuk mund te jete i pershtatshem per ne shishe. Me pas duhet bere nje relacion klinik dhe hidrogjeologjik per te vertetuar cilesite e ketij uji per te zbuluar se nga vjen uji dhe per te evidentuar vlerat e tij. Nuk di nese ne Shqiperi funksionojne kete procedura por une them ate qe ndodh aktualisht ne Europe. Une mund te them qe nese ketu do te ndertohet kjo lloj infrastrukture per te cilen po flasim ky produkt do te behet i njohur edhe ne Europe pasi do te certifikohet nga Ministria e Shendetesise ne Itali. Duhet te dini qe nese nje vend qe nuk ben pjese ne Bashkimin Europian atehere ai nuk mund te dale lirisht me produktet e tij ne tregun evropian.
Pra uji mineral shqiptar do te jete ne tregjet evropiane shume shpejt
Giuseppe Nappi Sigurisht edhe pse Shqiperia nuk eshte ende pjese e Europes.
Cfare ju shtyu qe te vinit ne Shqiperi per te investuar ne kete drejtim
Agostino Biella Studiuam disa karakteristika te ujerave shqiptare te lehta me parametra te pelqyeshme per tu konsumuar edhe ne BE. Ishte prof. Salvatore Messina promotori i pare qe na beri kurioze per kete gje. Pame me pas qe ekzistonin kushte interesante per te zhvilluar kete lloj industrie duke qene se edhe Shqiperia kerkon te rritet dhe te promovohet cilesisht ne nje treg evropian.
Dhe kur mund te nise prodhimi cilesor i ujit
Agostino Biella Kete vit eshte e veshtire te fillojme pasi jemi ende ne fazen e studimit te analizimit te te dhenave per te qene te sigurt per ate qe mund te perfitojme nga keto ujera. Nga vleresimi hapat e metejshem etj. do te kryhet me pas ngritja e stabilimentit ne vendburim qe duhet theksuar se do kete parametra nderkombetare dhe do te jete krejtesisht i ri pasi ne nuk operojme mbi bazat e atyre qe jane ngritur tashme.
Do te jete nje sipermarrje rivale me kompanite qe veprojne ne kete fushe ne shtetin fqinj te Italise apo jo
Agostino Biella Ne fakt kjo eshte nje nga gjerat qe kemi marre ne konsiderate gje qe na shtyn te mendojme se sikurse Shqiperia po rritet edhe konsumimi i ujit mineral do te rritet. Kjo le te kuptohet se ne te ardhmen mund te operojme edhe me pijet e tjera qe ne Itali njohin nje konsum te madh. Po vleresojme tregun kerkesen e popullates turizmin qe po ngrihet perhere e me shume ne menyre qe te marrim parasysh dimensionet e ketij stabilimenti. Mbi te gjitha tregjet nuk jane vetem lokale por edhe internacionale sidomos me fqinjet qe ju rrethojne. Mund te them qe nje grup pune kaq interesant dhe profesional nuk mund te sjelle vecse rezultate pozitive per kete sipermarrje dhe sigurisht per Shqiperine.
Cili eshte impakti qe ka uji ne turizem
Nicola Sorrentino Uji nuk duhet pare vetem si nje pije e domosdoshme jetesore por shume me tej pasi pa uje dihet qe mund te jetohet vetem pak dite shume me pak sesa pa ushqim. Uji eshte shume i rendesishem por sidomos per vetite antioksidante dhe te shendetshme qe ka karakteristika te cilat ne po i studiojme sikurse u permend edhe me lart.
Profesor ju drejtoni Departamentin e Shkencave te Jetes prane Universitetit Europian per Turizmin ndaj uji ka nje lidhje te drejtperdrejte me lenden tuaj...
Nicola Sorrentino Ne fakt shkencat e Jetes e kapercejne vetem ujin pasi lidhen me cdo gje te shendetshme qe nga shendeti e gjithcka qe na ben te jetojme me gjate ndaj ka shume rendesi te hame mire te pime uje te mire dhe te kemi nje regjim te rregullt jetesor. Ajo qe dua te cek ne fund te kesaj interviste eshte fakti qe per ne eshte shume i rendesishem prodhimi i ujit qe ka karakteristika te vlefshme per shendetin larg nevojes se thjeshte per uje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›