Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Klevis Balliun dhe Flamur Nokën

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar nga punimet e seancës së sotme dy deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka pas kaosit të shkaktuar në Kuvend. Teksa seanca po hedh në votim pa diskutim projektligjet dhe projektvendimet e përfshira në rendin e ditës, deputetët e opozitës janë mbledhur në karriget e ministrave të qeverisë, duke u përplasur me Gardën dhe duke rrëzuar karrigen e zv.Kryeministres Belinda Balluku.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve për çështjet e parashikuara në rendin e ditës për të kaluar menjëherë në votim. Pas këtij propozimi, kryeparlamentari Peleshi ka ndërmarrë iniciativën duke kaluar nen për nen pr.ligjet e parashikuara në rendin e ditës në seancën plenare.
/rtsh.al/