E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi në Parlament, gazetari zbulon “strategjinë” e opozitës

Gazetari Ardit Hoxha komentoi sjelljen e opozitës ditën e sotme në Parlament, ku u shkaktua kaos dhe tensione të shumta.

Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, ai tha se pritej që PD të bënte diçka në Kuvend, për ta përdorur edhe në kuadër të protestës që do të zhvillohet ditën e hënë, 22 janar.

Hoxha deklaroi se në protestën që ka thirrur Shehaj ditën e nesërme do të jetë i pranishëm edhe Florjan Binaj, si dhe qytetarë demokratë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndodhi, pse pati atë shpërthim të opozitës sot?

Hoxha: Kishte disa sinjale, në fakt, që kjo gjë mund të ndodhte. Masa e përplasjes dhe situatat nuk ishin të parashikuara, por pritej që PD të bënte diçka në Parlament, për ta përdorur edhe në kuadër të protestës që do të kenë ditën e hënë. Ideja e një proteste kombëtare kërkon edhe logjistikën e vet. Po të bësh organizimin e një proteste, sepse protesta që ka thirrur Partia Demokratike mund të ndryshojë pak nga protestat e partive të vogla, për shkak të përmasave. Këto kohë, PD ka thirrur protesta 10 ditë deri në dy javë para.

Borakaj: Do t’i bashkohen protestës së nesërme të Shehajt?

Hoxha: Jo, por kam informacion që do të jetë edhe Florijan Binaj dhe demokratë, pra qytetarë. Njerëz opozitarë që i përgjigjen çdo thirrjeje për të dalë përballë kryeministrisë.

Borakaj: Po nga partia e Avokatit të Popullit?

Hoxha: Nuk e di nëse ekziston ende…

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›