E Diel, 1 Nëntor 2026

Lita: 21 Janari ishte “çmenduri”, policia rrihte njerëz pa lidhje

Thirrja e Ilir Metës në SPAK ditën e sotme, ku u mor në pyetje për 21 Janarin e vitit 2011, gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, ku mbetën të vrarë katër qytetarë, ishte një tjetër pikë diskutimi në studion e “Quo Vadis” këtë të enjte.

I ftuar në studio, analisti Lavdrim Lita tha se ajo ditë ishte një çmenduri totale, ku dhuna eskaloi në të gjitha anët.

Lita kujtoi se, në mes të atij shiu të vrullshëm, policisë iu errën sytë dhe filloi të rrahë njerëz të pafajshëm.

“Në 21 Janar kaloi në një çmenduri, por ta mbani mend se në mes të atij shiu të madh, policia filloi të rrahë njerëz pa lidhje, nga ‘2 Kullat’ deri te ‘21 Dhjetori’”, u shpreh Lita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›