Lita: Ilir Meta ka dijeni për çështjen e 21 Janarit

Analisti politik Lavdrim Lita tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Ilir Meta ka dijeni për çështjen e 21 Janarit, duke përmendur marrëdhënien e këtij të fundit me këshilltarin e tij gjatë kohës që ishte President.
Ai deklaroi se organizatorët e vërtetë nuk janë ata që figurojnë në shkresa, por sipas tij ka pasur edhe regjisorë.
“Ilir Meta ka dijeni për çështjen e 21 Janarit. Ai ka qenë Presidenti i Republikës, por sekretari i tij, ka qenë i akuzuar për këtë ngjarje. Pra, ka dijeni dhe besoj që ka bërë biseda informale në punë për këtë çështje. Se ta kesh këshilltar… informacion ka pasur. Ka pasur edhe oficerë apo ushtarë që kanë përgatitur protestues në Shkodër dhe ia kanë dërguar kryeministrit me shkresë, që do të kishte protestues të dhunshëm. Ka disa ngjarje të çuditshme. Se organizatorët janë aty me shkresë, por organizatorët kanë qenë të tjerë. Madje ka pasur edhe regjisorë që kanë marrë pjesë, kanë bërë skenografinë, i ndanin me pika. Të gjithë ishin pjesë e një organizate të dhunshme. Përgjegjës politik është kryeministri i sotshëm, se mban përgjegjësi për protestën. PS kishte bërë edhe protesta të tjera, por kjo ishte një protestë ndryshe”, tha Lita.
/vizionplus.tv