E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi në Turqi, vdes polici. Erdogan: Parku do të rizhvillohet (VIDEO)

turqi1Turqi- Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se planet për të rizhvilluar një park në Stamboll do të shkojnë përpara, pavarësisht protestave masive tani në ditën e tyre të shtatë.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Tunis. Erdgoan pritet të kthehen në Turqi, pas një turneu në Afrikën Veriore.

Erdogan tha më parë këtë javë se projekti do të shkojë përpar, dhe se kazerma historike e epokës otomane do të rindërtohet siç është planifikuar.

Pas turneut të huaj, Erdoganin e pret një mjedis ku protesta masive kundër politikave të qeverisë së tij vazhdojnë.

erdgonaProtestat shpërthyen si këpurdhat pasi policia u përpoq të shpërndante me dhunë aktivistët që po mbronin një park në Stamboll nga ndërtimet.Demonstruesit janë mbledhur në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera prej një javë, me thirrje të shumta që kryeministri të dorëhiqet.

Sakaq një polic turk vdiq nga plagët e marra dje pasi ra nga një urë ndërsa ndiqte demonstruesit në Adana në jug-lindje të vendit. Mustafa Sari kishte rënë nga 5 metra lartësi. Ai po ndiqte një grup të protestuesve antiqeveritarë. Ai vdiq pasi u shtrua në spital.

Tre persona janë vrarë dhe mijëra janë plagosur në trazira. Zoti Erdogan i ka quajtur protestat jodemokratike, por zëvendësi i tij kërkoi falje për dhunën policore dhe u takua me përfaqësuesit e protestuesve nga Sheshin Taksim të Stambollit.

Në portin e Detit të Zi, Rize, një turmë e madhe e mbështetësve të qeverisë sulmoi një grup të vogël të njerëzve protestues, të cilët po mbanin një protestë të mërkurën. Policisë ju desh të ndërhynte për t’i mbrojtur ata.

Kjo duket të jetë përplasja e parë mes grupeve rivale që kurse trazirat filluan.

er1Para nisjes për në turneun e tij të Afrikës së Veriut të hënën, zoti Erdogan kishte parashikuar se do të merrej me protestat kur të kthehej.

Por në prag të kthimit të tij, policia në Ankara përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve të cilët kishte ngritur barrikada. Konfrontim është raportuar edhe në qytetin e Tunceli.

Plani për të zhvillimin e parkut, i cili është pjesë e Sheshit Taksim, është çështja që ngjalli protestat.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›