E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohet me 12 vjet burg komandoja Aldo Morina per vrasjen e te dashurit te nenes

Gjykata e Tiranës, e dënoi me 12 vjet burg oficerin e forcave komando, Aldo Morina për akuzën e vrasjes së taksistit Mehmet Beqiri. 
Sipas gjykatës, Morina e ka kryer vrasjen me dashje ndaj Beqiri dhe jo në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, siç pretendoj avokati mbrojtës.
Oficeri Morina, që ditën e vrasjes, më 1 janar 2013 u dorëzua në polici dhe ka pranuar krimin, me pretendimin se viktima i dhunonte nënën.
Sipas prokurorisë, Beqiri dhe nëna e të pandehurit kishin një lidhje jashtë martesore, lidhje e cila nuk është pritur mire nga komandoja që në debat e sipër e ka qëlluar me armën e punës taksistin Beqiri. 
Morina, do të vuaj vetëm 8 vite burg, për shkak të uljes së dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa prokuroria kërkoi nga gjykata të dënohet oficeri me 15 vjet heqje lirie. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›