E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapele të reja, policët rrugorë dallojnë nga të rendit



Tashmë policët rrugorë janë të dallueshëm nga ata të rendit. Ajo që e dallon uniformën e tyre nga kolegët e seksioneve të tjera është ngjyra e kapeles, që prej disa ditësh është e bardhë. Një mbulesë e bardhë në kapele përveç dallimit u krijon sado pak komoditet në këtë sezon veror ku temperaturat janë mjaft të larta. Ngjyra e bardhë e cila cilësohet si një ngjyrë e cila nuk depërton rrezet e diellit, u krijon punonjësve të policisë që qëndrojnë në çdo kryqëzim për normalizimin e trafikut më pak vap. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit mësohet se një shkak për këtë ndryshim të uniformës së punonjësve të policisë rrugore është dallimi i tyre nga policët e rendit si dhe u krijon atyre më pak vap në temperaturat e larta të verës. Gjithsesi të njëjtat burime pohojnë se pas pak kohësh për të gjithë punonjësit e policisë do të vendoset në dispozicion uniforma e re e cila ka nisur në vitin 2008 dhe pritet të përfundojë së shpejti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›