PS, Gjermeni: Tryezë për hetimin e zgjedhjeve, më pas reformë zgjedhore
Transparenca e zgjedhjeve, e plotë dhe pa humbur më kohë, është kushti i çdo bashkëpunimi të Partisë Socialiste me palën tjetër. "Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i prishi kodi zgjedhor, po pushteti që vodhi votat dhe pengoi transparencën e kutive, duke shkelur ligjin e vet, kushtetutën. Pasi vodhi votat, oborri i Sali Berishës, po vjedh përditë Shqipërinë e po rrënon ekonominë, duke vështirësuar jetën e çdo familje shqiptare", deklaroi sot deputetje Eglantina Gjermeni.
Sipas saj, vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara është garancia zgjedhjeve të ardhshme. "Ta harrojë tryezën e bashkëpunimit, një reformë të re ligjore, kush nuk ka kurajo të ulet në tryezën e hetimit të të gjitha shkeljeve të ligjit ekzistues zgjedhor. Shqiptarëve nuk ju mungojnë ligjet ne letër, por pushteti që i zbaton ato në realitet", nënvizoi Gjermeni.