Kapello: Tifozë ejani na fërshëlleni
E meritojmë të fërshëllehemi nga tifozët. Fabio Kapello trajneri i kombëtares angleze nuk e fsheh zhgënjimin për dështimin në kampiaontin botëror të Afriëks së Jugut. Të mërkurën në mbrëmje Anglia do të luajë në Uembli ndeshjen miqësore kundër Hungarisë dhe trajneri italian që gjithmonë një nga pikat e tij më të forta ka pasur karizmën dhe karakterin krejt papritur ka zbuluar se është i dobët dhe i pambrojtur. "Don Fabio duket se e ka humbur besimin në vetvete pasi deklarata e tij drejtuar tifozëve që ka zënë faqen e pare te "The Sun" nuk ka kaluar pa u diskutuar. Për Kapellon tifozët kanë të drejtë ta fërshëllejnë atë dhe skuadrën e tij. Don Fabio ka pranuar gabimet e tij në Afrikë dhe tashmë është në një luftë të hapur jo vetëm me shtypin por edhe me të gjithë futbollistët që nuk e dëshirojnë më dhe nuk i pëlqejnë taktikat e përdorura nga trajneri. Pol Ribinson dhe Ues Braun e kanë refuzuar duke u tërhequr nga Kombëtarja ndërsa Eshli Kole dhe Majkëll Kerik e kanë injoruar. Anglia më tre shtator nis fushatën për në Euro 2012 ndërsa për miqësoren kundër Hungarisë vetëm 10 janë futbollistët e grumbulluar që kanë marrë pjesë edhe në Botëror.