E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo Topin e Arte e fiton Ksavi ose Iniesta

Deklarata

Sipas Fabio Kapelos Topi i Arte 2010 duhet te fitohet nga spanjollet Ksavi ose Iniesta. Dy yjet e Barcelones se Pep Guardioles ishin nder lojtaret me te rendesishem ne suksesin e Furise se Kuqe ne Boterorin 2010 ne Afriken e Jugut. Kete deklarate trajneri i perfaqesueses se Anglise e ka bere gjate nje interviste per te perditshmen spanjolle Marca. Mendoj se ky trofe duhet te fitohet nga nje lojtar qe ka triumfuar ne Kupen e Botes ai qe e merr lsquoTopin e Arte duhet te kete bere dicka speciale. Personalisht do tia jepja Ksavit ose Iniestes pohoi trajneri italian. Do Fabio ka folur me superlativa per Barcen e Guardioles duke e perkufizuar nje skuader spektakolare. Lojtaret e ketij ekipi e njohin lojen e njeri-tjetrit ne menyre perfekte. Gjate ketij sezoni ata jane perforcuar edhe me shume pasi kane blere David Vijen. Duke folur per blaugranat Kapelo nuk kishte si te mos thoshte disa fraza edhe per Lionel Mesin yllin e katalaneve. Mesi eshte i jashtezakonshem. Ai arrin te realizoje disa gjera qe futbollistet e tjere as qe nuk arrijne ti imagjinojne se mund ti bejne. Drejtuesi i stolit te Tre Luaneve ka folur edhe per Champions League. Gjate vitit te kaluar ne nje interviste te dhene pikerisht per Marcan Kapelo kishte parashikuar triumfin e Interit ne aktivitetin me prestigjioz per klube. Edhe kete here ai guxon te beje orakullin. Trajneri perfundoi Ne Champions Celsi eshte nje skuader shume e rrezikshme por konkurrente te denja jane edhe skuadrat spanjolle dhe Mancester Junajtid. Megjithate nuk perjashtoj qe Interi te fitoje serish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›