Kapen 180 kg droge, i shpetojne prangave dy lazaratas
GJIROKASTER- Një sasi prej 180 kg drogë e llojit marihuanë është sekuestuar mbrëmë nga Specialistët të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Operacioni është kryer rreth orës 23.30 minuta të mbrëmjes së të premtes kur policia kishte marrë informacion në rrugë operative se nga fshati Lazarat do të dilte sasia e drogës në fjalë e cila kishte destinacion përfundimtar Italinë.
Sipas informacioneve rreth kësaj ore dy persona nga fshati Lazarat do transportonin me kafshë transporti një sasi të konsiderueshme lënde narkotike mariuanë në drejtim të malit Sopot. Pasi ngarkesa të arrinte në malin Sopot dhe konkretisht tek vendi i quajtur Antenat , do të merrej nga dy shtetas nga Delvina.
Dy transportuesit nga fshati Lazarat kanë zbritur nga kafshët lëndën narkotike dhe e kanë sistemuar në makinë. Pak kohë më pas ka nisur dhe operacioni i koduar ”Befasia”, i cili ka goditur në befasi trafikun e kësaj lënde narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy personat që ndodheshin në automjet. Ndalimi është bërë rreth 200 metra poshtë antenave në rrugën automobilistike që lidh fshatin Varfaj me Antenat në malin e Sopotit , në kodrën e këtij mali.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp sot në mëngjes, policia informon se ka vënë në pranga Harilaos Loli, i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në fshatin Varfaj të rrethit Delvinë dhe Mirel Ademi, i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në fshatin Varfaj të rrethit Delvinë.
”Këta shtetas me automjetin tip Benx me targa DL 23 37 A, i cili drejtohej nga shtetasi Harilaos Loli, po transportonin ngarkesën me lëndë narkotike Mariuanë në drejtim të Sarandës , të cilën e kishin marrë nga dy shtetas nga fshati Lazarat disa minuta më parë tek vendi i quajtur Antenat, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.”- deklaron policia.
Nga kontrolli i i ushtruar në brendësi të automjetit, policia ka sekuestruar sasinë e marihuanës e sistemuar në në bagazhin e mjetit dhe në sediljen e pasme të cilën e kishin hequr. Droga ishte paketuar në 132 pako të mbështjella me letër natriban , me peshë të ndryshme si dhe një thes plasmasi , ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të llojit mariuanë , gjithësej rreth 180 kilogramë.
Ndaj dy të arerstuarve është ngritur akuza për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale .
Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit nga fshati Lazarat që transportuan lëndën narkotike me kafshë si dhe të një shtetasi nga Saranda i cili ishte pritësi i ngarkesës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(s.g/BalkanWeb)