E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun, Protesta ne Tirane

ATHINE-  Një sërë organizatash joqeveritare kanë paralajmuar protestë në Tiranë si reagim kundër skandalit me ushtrinë greke të cilët lëshuan thirrje antishqiptare gjatë paradës për per festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës. Parada u zhvillua më 25 mars, dhe ushtarët grekë thirrnin në kor “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”. Videoja u publikua nga mediat helene.

Protesta do të nisë sot paradite në orën 11.00 para ambasadës greke në Tiranë dhe do të denoncojë koret raciste dhe ksenofobe të ushtarakeve grekë. Skandali ngjalli dhe reagimin e qeverisë shqiptare. Ministri i Jashtëm Ilir Meta i quajit skandaloze dhe të dhunshme thirrjet e ushtarëve “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” dhe kërkoi dënimin e autorëve.

Në një deklaratë të ministrit grek të Mbrojtjes deklaroi se ka nisur hetimi për thirrjet raciste dhe për personat që kënduan gjatë paradës. Ai shtoi se është pezulluar nga puna oficeri i kontingjentit 36 zhytës.

Në ditën kur parlamenti shqiptar miratonte ligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve greke në vendin tonë, në paradën e ushtrisë greke në 25 mars, Ditën e Festës Kombëtare këndohej në kor kundër shqiptarëve. Fyerjet dhe kërcënimet e rënda u thanë përpara Presidentit Papulias.
Dy vjet më parë, pikërisht në Festën Kombëtare të Greqisë, trupat speciale të marinës greke kanë shokuar opinion publik me thirrjet kundra shqiptareve
ndërsa parakalonin perpara politikaneve greke.

Ushtria greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun
Skandal me përmasa të papranueshme në Greqi. Forcat Speciale të ushtrisë greke fyejnë rëndë shqiptarët duke kërcënuar madje me pirje gjaku. Ngjarja me thirrje dhe përmasa raciste ka ndodhur dje gjatë parades per festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës.“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – janë thirrjet e thena ne korr.

Lajmi u bë publik nga gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, sipas së cilës thirrjet skandaloze erdhën dje në qendër të Athinës, jo nga anëtarët e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytëse në Universitetin e Shën Konstandinit në paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit.
Në mes të Athinës vazhduan edhe thirrjet rrënqethëse: “Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.

Më tej vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: “U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”.
Dëshmitarët treguan se thirrjet u përkrahën edhe nga njerëz të politikës greke të cilët ndoqën paradën ushtarake së bashku me qytetarët grekë. “Një prej burrave politikanë, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai së bashku me ta e duke i paraprirë atyre me thirrje i pari”, raportoi sot “Elefterotipia”.

E gjitha kjo ndodhi ndërkohë që parada ndiqej në rrugë nga familjarë emigrantë që ishin mbledhur me dhjetëra, pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë, të cilët shumë prej tyre shtruan pyetjen: “Pse kaq urrejtje ndaj nesh”.

Përpara pak kohësh gazeta greke "Ta Nea" publikoi një video të ngjashme të ushtarëve greke të cilët stërviteshin duke kënduar në korr një këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare e antiturke."I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre...". ishte një ndër tekstet e këngëve që këndohej gjatë marshimit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›