Kapen 2 shqiptarët, cuan me gomone mbi 500 kg marijuanë në Lece
LECCE – Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar 2 shqiptarë si korrierë të drogës që u kap para pak ditësh në brigjet e Leces.
Nga hetimet intensive u vërtetua se 2 shqiptarët Krenar Dulellari e Renato Hoxhaj, 45 vjec sollën me gomone mbi 500 kg marijuanë, por e braktisën lëndën narkotike të sistemuar në canta sepse po i gjurmonte policia.
Mbi 2 shqiptarët rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sic bëjnë të ditur mediat italiane mësohet se Hoxhaj ka precendetë të tillë të mëparshëm në territorin italian.
Lënda narkotike u gjet në 21 canta, ku 12 prej tyre mbartnin 325 kg marijuanë, ndërsa 200 kg të tjera ndodheshin në disa canta në gomonen 7 metra të gjatë me 275 kuaj fuqi të braktisur në breg. Mjeti lundrues ishte braktisur në bregun e njohur si “Punta Ciolo”.
Pas gjetjes së drogës, karabinierët krehën zonën dhe tek ‘Paese delle aquile” kapen 2 të dyshuarit.
Hetimet po vijojnë pasi dyshohet se pas 2 shqiptarëve fshihet një rrjet i gjerë droge Shqipëri-Itali. Droga e sekuestruar ditët e fundit është sasia më e madhe e kapur në Itali muajt e fundit. Me shitjen e saj në treg do mund të përfitohej 350 mijë euro.
(d.b/BalkanWeb)