Murinjo: Duam finalen, por nuk kam fat me arbitrat
MADRID - Një skuadër i ka dhënë lamtumirën kampionatit, por niset me një gol avantazh. Tjetra sapo ka prenotuar titullin kampion, duke mundur rivalët e përhershëm dhe shpreson tek efekti “Bernabeu”. Nesër në mbrëmje, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut luajnë një duel gjigandësh, me synimin për të kaluar në finale të Champions League.
Rezultati 2-1 i ndeshjes së parë lë gjithçka të hapur dhe Murinjo e di mirë një gjë të tillë. “Nuk mendoj se Champions është më e rëndësishme se kampionati, pasi mendoj që në kampionat fiton gjithnjë më i miri, - deklaroi tekniku i Realit në prag të kësaj sfide. – Tani jemi në gjysmëfinale, një hap larg finales dhe duam të shkojmë sërish në Mynih, sepse këta futbollistë e meritojnë të jenë”, shtoi Murinjo.
“Është e rëndësishme të njohësh skuadrën tënde dhe të maksimizosh vlerat e saj, - deklaroi më tej portugezi. – Interi në 2010-tën fitoi sepse luante me gjithë forcën e tij dhe i fshihte defektet e vogla. E dimë se çfarë duam të bëjmë nesër, e dimë se çfarë do të bëjë edhe Bajerni, sidomos në fillim. Ata e dinë që Reali një gol mund ta shënojë. Arbitrat? Nëse e shoh në kompleks, nuk kam qenë me fat në gjysmëfinalet e mia. Kam humbur njërën me një gol që nuk ishte, një tjetër me penallti dhe një sezonin e shkuar, në mënyrën që të gjithë e dinë. Kam humbur tre gjysmëfinale, por shpresoj të fitoj këtë me Bajernin. Nuk isha me fat as në ndeshjen e parë, megjithëse ishte një arbitër i madh. Bajerni është një skuadër shumë e mirë, që drejtohet nga një trajner i shkëlqyer. Ata kanë të drejtë të ëndërrojnë finalen”, deklaroi Murinjo.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)