E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje anije ushtarake amerikane vizite ne portin e Durresit

Anija amerikane USS Gunston Hall po ben nje vizite treditore ne portin e Durresit. Qellimi i kesaj vizite eshte qe te forcohet bashkepunimi me Floten Detare Shqiptare e cila tani eshte antare e NATO-s.

Ekuipazhi ka parashikuar edhe vizita ne Kruje e Tirane. Anija eshte pjesetare e Flotes se gjashte amerikane dhe SHBA vleresohen si partneri kryesor i Flotes shqiptare.

Ushtria e SHBA solli sot ne portin e Durresit nje nga anijet e Flotes se 6-te amerikane per nje vizite miqesore ne kuader te bashkepunimit me floten detare te Shqiperise. Anija USS Gunston Hall po kryen nje vizite portuale te zakonshme ne portin e Durresit. Autoritetet thane se kjo vizite eshte ne vazhdim te perpjekjeve te Flotes se 6-te te SHBA per te ndertuar partneritete globale detare me vendet europiane dhe per te permiresuar sigurine dhe mbrojtjen detare.

Anija USS Gunston Hall do te qendroje per tre dite ne portin me te madh shqiptar. Oficeret dhe ekuipazhi po takohen me zyrtare lokale gjate qendrimit te anijes ne Durres dhe po marrin pjese ne veprimtari kulturore.

Anija USS Gunston Hall pjese e Forcave detare amerikane po kryen kete vizite portuale si pjese e itinerarit te saj per tu dislokuar ne nje zone pergjegjesie te Flotes se 6-te te SHBA - thane zyrtaret. Ajo hyri ne port kete mengjes dhe u ankorua ne kalaten 5.

Burime te tjera nga porti bene te ditur se gjate qendrimit treditor afro 700 marinsat e anijes do te vizitojne disa nga qytetet kryesore te Shqiperise Durresin Tiranen dhe Krujen te shoqeruar nga autobusat e agjencive turistike. Kolegeve shqiptare u bene pershtypje permasat e anijes 185 metra e gjate 25 metra e gjere me 6 metra zhytje dhe me nje peshe afro 17 mije ton ku perfshihen edhe 4 helikoptere.

Flota detare e SHBA vleresohet si partneri kryesor per forcat detare shqiptare perms trajnimit te personelit stervitjeve te perbashketa pajisjen e Flotes me pese motovedeta dhe anije patrullimi modernizimit me aparatura te vezhgimit detar.

Shqiperia eshte anetare e NATO-s pas disa vitesh pjesemarrese ne programin e Partneritetit per Paqe dhe Kartes Adriatik 3. Ushtria shqiptare e ka shtuar pjesemarrjen e saj me trupa speciale luftuese ne disa misione si Iraku Afganistani dhe tani ka gati njesite e veta te dislokueshme per misione paqeruajtese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›