E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 31 emigrantë afrikan dhe aziatik

Policia kufitare e Maqedonisë ndaloi mbrëmë 31 emigrantë ilegal nga vendet afrikane dhe aziatike në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli në afërsi të kufirit me Greqinë.

Ata u zbuluan të fshehur nëpër vagonët e një treni ndërkombëtar që nga Greqia kishte hyrë në territorin e Maqedonisë dhe që kishte si destinacion të fundit Austrinë, shkruan Ina.

Mbi 20 prej tyre u gjetën në vagonët kontejnerë, ndërsa 11 të tjerë në vagonët e mbyllur që ishin të ngarkuar me drunj. Ata janë shtetas të Egjiptit, Malit, Sirisë, Afganistanit dhe Pakistani, ndërsa qëllimi ishte për tu futur në vendet e Bashkimit Evropian./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›