E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari në Sudan dyshohet se u vra nga Mujo Sefa

Biznismeni shqiptar nga Mali i Zi, Anton Stanaj, i vrarë para disa ditësh në Sudan besohet se është vrarë prej një shqiptari nga Kosova.

Mediat serbe shkruajnë se vrasësi është Mujo Sefa.

Familja Stanaj ka informuar mediat malazeze në lidhje me vdekjen tragjike të anëtarit të tyre.

Stanaj në Sudan kishte kompani për prodhimin e duhanit, ndërsa aty u vendos pasi Gjykata e Qarkut në Beograd dy vjet më parë e dënoi me burgim dhe një gjobë prej 100 mijë eurove, nën akuzën e kontrabandës së cigareve në rajon. Stanaj, megjithatë, është liruar me kaucion prej 400 mijë eurove.

Firma e tij në Podgoridcë, Roksped, merret me shitjen e duhanit dhe veturave. Kjo firmë ishte distributor i autorizuar për shitjen dhe servisin e veturave Volkswagen dhe Audi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›