E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 36 kg kanabis në Portin e Durrësit, 2 në pranga

Një sasi prej 36 kg kanabis është sekuestruar sot në portin e Durrësit ndërsa në prangat e policisë kanë rëndë dy persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se në prangat e policisë kanë rënë drejtuesi i mjetit Julian Bedruka dhe një femër me inicalet P.H ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
 

Sipas policisë droga ishte e fshehur në gomat e një makine e cila kishte si destinacion Italinë ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të tjetë të cilët dyshohen se janë pjesë e trafikut të drogë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›