60 vjet në NATO, protestë në Athinë kundër Rasmussen
ATHINE - Episode janë shënuar në protestën e lëvizjes sindikaliste PAME sot paradite më Athinë, jashtë sallës së koncerteve, ku u zhvillua një aktivitet, me rastin e 60 vjetorit të hyrjes së Greqisë në Aleancën e Atlantikut. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen.
Incidentet ndodhën kur policia hodhi lëndë kimike mbi protestuesit për t’i sprapsur dhe për t’i shpërndarë ata nga përqëndrimi përballë sallës së koncerteve ku ndodhej kreu i NATO-s.
Protestuesit u përleshën me policinë për disa minuta, ndërsa tubimi nuk u shpërnda edhe pas këtyre incideteve.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Anders Fog Rasmussen ndodhet në Athinë, me rastin e veprimtarive për 60 vjetorin e hyrjes së Greqisë në NATO, më 18 shkurt 1952. Rasmusen dhe ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas janë folës në konferencën "Greqia dhe NATO; e sotmja dhe e ardhmja”, organizuar nga Fondacioni Grek për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP).
Pasdite sekretari i përgjithshëm i NATO-s, do të ketë takime të ndara me kryeministrin grek, Lukas Papadhimos dhe Ministrin e Jashtëm, Stavros Dimas.
Në rrugët rreth sallës së koncerteve të Athinës, trafiku u rrit dhe corganizua për shkak të përqendrimit të madh protestuesve.