Bora, Brace: Kemi plan konkret, Patozi: Po vononi misionin e ndihmës
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate seancën plenare të sotme mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut të Grupit parlamentar të PS-së Gramos Ruci, sa i takon situatës së krijuar në veri të verilindje të vendit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga bora. Ruci shrehu gatishmërinë e opozitës për bashkëpunim, ndërkohë tërhoqi vëmendje për mos prezencën e kryeministrit Berisha në sallë. Kryetarja Topalli e ndërpreu duke i thënë se është jashtë rendit të ditës dhe se për një cështje tillë duhet të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë. Në rendin e ditës se Kuvendit parashikohen 10 pika, ndërkohë që ligji më i rëndësishëm që pritet të diskutohet është ai për disa ndryshime në Kodin Civil, pasi kërkon unanimitet nga të dyja palët.
Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin, më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Twitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati I parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillesar”, – thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115.
Në pjesën e dytë të senacës plenare, pritet që opozita të propozojë planin e saj të masave për situatën e krijuar në vend nga bora. PS ka paraqitur dje planin e masave afatshkrutra dhe afatmesme që do ti paraqitet Kuvendit gjatë seancës së sotme, masa të cilat sipas saj i japin zgjidhje situatës së pazakontë të krijuar në veri dhe juglindje të vendit si pasojë e reshjeve të borës.
PATOZI: PLANI I PS KUNDËR BANORËVE TË IZOLUAR
Ora 12:00- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi deklaroi se qëllimi kryesor në këtë situatë është shpëtimi i jetëve njerëzore dhe ai i hapjes së rrugëve, ndërsa iu përgjigj deputetit të PS-së Erjon Brace se plani që opozita propozon ka për qëllim të vonojë misionin e ministrave në terren, dhe se është kundër banorëve të izoluar që nuk kanë nevojë për fjalë por për ndihma konkrete.
“Ky plan vonon ministrat dhe deputetët që të kthehen pranë zonave të bllokuara, vonon misionin e ndihmës, opozita do të bllokojë Kuvendin. Plani është kundër banorëve, ata s’kanë nevojë për plan dhe fjalë boshe. Ne miratojmë ligje dhe vendime, nuk merremi me plane, ndërsa njerëzit nuk ndimohen as në Twitter as në Facebook”, tha Patozi.
BRACE: KRYEMINISTRI REFUZON TË BËJË DETYRËN, JA MASAT E PS
Ora 11:43- “Në kushtet kur kryeministri refuzon të bëjë detyrën pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore duke mos informuar Kuvendin, në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë për mungesën e një plani të ndërhyrjes konkrete në terren, një plan masash financiare, ne duke insistuar për të bashkëpunuar, ofrojmë masat që duhen ndërmarrë”, tha Brace.
Ja masat e PS
Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellësve
Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
Furnizim të menjëhershme me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj
Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
Duhen alokuar grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komuna dhe bashkitë në nevojë.
Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4 mujore.
Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj.
Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’i paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve kulluese.
Të ndërhyhet në mënyrë konkrete dhe emergjente në terren.
BORA, RUCI: GATI TË BASHKOJMË FORCAT
Ora 10:30- Kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci nga foltorja e Kuvendit, ku ishte i ftuar të fliste për rendin e ditës, i bëri thirrje mazhorancës që të bashkojë forcat me opozitën në situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që shprehu se shqetësimin e mungesës së kryeministrit Berisha në Kuvend.
“Vendi po kalon një situatë jo normale si rezultat i fatkeqësisë. Në një situatë të tillë kreu i ekzekutivit të vendit duhet të vinte në Parlament dhe të informonte për situatën me të cilën ndodhemi dhe të kërkonte edhe mendimin e deputetëve majtas dhe djathsas, dhe fatkeqësia duhet të na bashkojë. Jemi gati të bashkëpunojnë”,- theksoi Ruci.
Topalli e ndërpreu duke i thënë se është jashtë rendit të ditës dhe se për një cështje tillë duhet të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë.
Replikat, Topalli-Ruci
Topalli: Je jashtë rendit të ditës zoti Ruci.
Ruci: Zonjë është fatkeqësi e madhe
Topalli-deputëtëve të PS: Mos bëj ciu ciu
Topalli-Rucit: Je jashtë rendit të ditës.
Ruci: Kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë
Topalli: Po thyen rregulloren e parlamentit.
Ruci: Bora që ka rënë nuk pyet për procedurën
Topalli: Je jashtë rendit. Ndërpritet seanca.
Kodi Civil dhe ermgjencat nga bora priten debate në Kuvend
Ora 10:40 Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë senacën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditën parashikohen 10 pika, ndërkohë që ligji më i rëndësishëm që pritet të diskutohet është ai për disa ndryshime në Kodin Civil, pasi kërkon unanimitet nga të dyja palët.

(el.me/ma.ar/BalkanWeb)