E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 4 persona me 200 kg marijuane

Roma 11 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e Romes arrestoi sot 7 persona per importimin e nje ngarkese me 200 kilograme marijuane me vlere 2 milion euro e cila ishte fshehur ne catine e nje kamioni frigorifer te ardhur nga Shqiperia.
Operacioni i nisur prej disa ditesh u konkludua sot pas informacioneve te marra ne rruge operative ku mesohej mberritja e ngarkeses dhe vendi ku do te shkarkohej.
Gjate nates qe lame pas karabinieret kontrolluan kamionin i pajisur me licence i llojit Tir me targe shqiptare ku per te pritur ate ishin 5 persona dhe dy makina.
Ne ate moment policet ne rrugen Selci bllokuan gjithe te pranishmit dhe kontrolluan kamionin i cili rezultoi bosh.
Nderkaq gjate nje kerkimi te mevonshem u verejt se ne catine e kamionit ishte improvizuar nj hapesire ne te cilen ishte fshehur edhe sasia e droges.
Me tej u hoq catia e cila ishte e mbuluar me pllaka te forta dhe ne brendesi te saj u gjeten 66 qese plastike ku ne total permbajtja arrinte 200 kilograme marijuane.
Shtate personave mes te cileve 4 shqiptare dhe 3 italiane u arrestuan per trafik nderkombetar droge dhe u derguan ne burgun e Velletrit.
Sipas policise thuhet se truri i ketij operacioni ishin 4 shqiptaret te cilet kishin organizuar gjithe operacionin.
Theksohet se ne rast se nuk do ishte kurorezuar operacioni droga do te kishte perfunduar ne tregun per te cilin efektivet e policise po hetojne.
a.y/NOA

Ne foto Kamioni ne te cilin u gjet droga e sekuestruar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›