E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 40 mije euro te falsifikuara arrestohen dy persona

Prishtine 7 dhjetor NOA - Dy persona jane arrestuar mbremjen e djeshme ne Prishtine pasi u eshte gjetur ne makine nje sasi prej 40 mije erosh qe dyshohen si te falsifikuara.

Korrespodenti i Agjencise NOA ne Prishtine raporton se behet fjale per nje prej sasive me te medha te monedhave europiane te falsifikuara qe eshte kapur kohet e fundit ne Kosove.

Dy personat e arrestuar jane Shefqet. M vjec dhe Arianit . S 25 vjec te dy nga Gjilani i Kosoves.

Ndalimi i tyre eshte bere pas disa ditesh hetim nga Policia e Kosoves. Operacioni eshte zhvilluar mbremjen e djeshme ne parkingun e kompleksit Grand Store ne Prishtine.

Parate jane sekuestrua ne nje makine llojit BMW X5 me ngjyre te bardhe dhe me targa te Kosoves.

Pas kontrollit te automjetit forcat e policise gjeten ne sediljen e pasme te makines nje zarf me 39.100 euro te gjitha ne bankenota nga 100 euro.

Gjithashtu jane sekuestruar dhe 1500 van monedha te Korese se Veriut te cilat dyshohet te jene te falsifikuara.

Vec arrestimit te dy personave nga Gjilani Policia e Kosoves ka identifikuar edhe dy te dyshuar te tjere te cilet jane shtetas te Republikes se Maqedonise prej nga edhe dyshohet se eshte prejardhja e parave te falsifikuara.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›