E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 40 mije euro te falsifikuara

Nga Express me 07 dhjetor 2010 ne ora 1357

Ne nje operacion te zhvilluar mbreme ne Prishtine policia ka konfiskuar rreth 40 000 euro te cilat dyshohen te jene te falsifikuara. Me kete rast jane arrestuar dy gjilanas ndersa ne kerkim jane dy shtetas te Maqedonise nga besohet se kane ardhur parate.

147Pas nje procesi hetimor disajavor dhe informatave te marra permes rrugeve operative zyrtare nga Drejtoria per hetimin krimeve ekonomike dhe korrupsionit DHKEK ne Prishtine kane arrestuar dy te dyshuar per falsifikim parash148 njoftohet ne nje komunikate shtypi te policise.

Hetuesit e DHKEK-se ne konsultim te vazhdueshem me Prokurorine e Qarkut ne Prishtine kishin pranuar informaten per nje veture te dyshuar ne parkingun e Grand Stores ne Prishtine.

Rreth ores 17 te mbremjes se djeshme policia ka kontrolluar kete veture te llojit BMW X5 me ngjyre te bardhe dhe me targa te Kosoves.

Gjate realizimit te kontrollit ne ulesen e pasme te vendosur ne nje zarf policia ka gjetur dhe konfiskuar 39.100 128 te gjitha ne bankenota nga 100 128 qe dyshohen te jene te falsifikuara si dhe 3X 5000 van monedha te Korese se Veriut.

Menjehere pas realizimit te kontrollit ne kete veture e cila eshte konfiskuar nga policia jane arrestuar dy te dyshuar qe ndodheshin ne veture Shefqet M. 1965 dhe Arianit S. 1985 te dyte nga Gjilani.

Procedurat hetimore kane vazhduar me realizimin e kontrollit te shtepise se njerit prej te dyshuarve te lartcekur ne fshatin Livoq te Gjilanit te realizuar nga zyrtaret e DHKEK-se njesia ne Gjilan.

Policia ka identifikuar edhe dy te dyshuar te mundshem te cilet jane shtetas te Republikes se Maqedonise prej nga edhe dyshohet se eshte prejardhja e parave te falsifikuara.

Zyrtaret e DHKEK-se jane ne kontakt me zyren nderlidhese ne mes institucioneve vendore dhe nderkombetare te PK-se rreth procedurave te bashkepunimit me autoritetet policore maqedonase lidhur me kete rast.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›