Kapen 5 kg drogë, arrestohen katër trafikantë

Mbi pesë kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuhanë janë konfiskuar mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vermicë.
Katër shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës ndërsa me urdhër të prokurorit publik, të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit.
Policia bënë të ditur se trafikantët janë ndaluar duke transportuar drogë nga Shqipëria për në Kosovë. Me rastin po merret njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës. /Indeksonline/